E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, kapen 3 klandestinë

 

PERMET - Vihet në pranga pasi ka tentuar të kalojë ilegalisht për Greqi tre shtetas. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së Përmetit pohuan se mbrëmjen e së premtes është ndaluar Aleksandër Zhaka, 22 vjeç nga Përmeti. Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve e kapën atë në vendi e quajtur “Ura e Tretë” në afërsi të kufirit grek në rrethin e Përmetit së bashku me tre shtetas të tjerë. Këta të fundit, njëri prej të cilëve i afërmi i Zhakës, u kishte premtuar se do të kalonin drejt Greqisë duke mos pasur asnjë lloj problemi. Si shpërblim ata do t’i jepnin
atij nga 700 euro, duke i çuar përtej në brendësi të territorit fqinj. Të gjithë këta shtetas janë shoqëruar dje për në Drejtorinë
e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Ata kanë treguar se ishin nga fshati i tij, Bodrista dhe Zhaka kishte marrë përsipër t’i ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale. Mes tyre ishte një femër, të cilën Zhaka do ta çonte në Athinë tek i shoqi i saj vetëm për 2100 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›