E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohen kushtet në konviktin e Elbanasanit për vitin e ri akademik



Elbasan- Përmirësohen kushtet e konviktit të studentëve të universitetit “Aleksandër Xhuvani” për vitin e ri akademik.
Në këtë institucion gjatë këtij sezoni janë arritur disa standarte për përmirësimin e kushteve të studentëve, por edhe në zhvillimin e disa aktiviteteve, të cilat kanë pasur si qëllimin argëtimin e studentëve konviktorë. Drejtori i Konviktit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Mustafa Shëngjini, deklaroi se kushtet në këtë konvikt kanë ndryshuar në mënyrë të shpejtë, duke filluar që nga pakësimi i numrit të studentëve në dhoma e deri tek seminaret apo aktivitetet e ndryshme sportive. Studentët do të kenë kushte optimale për të mësuar gjatë vitit në salla mësimore. Sipas tij, në kuadër të përmirësimit sa më mirë të kushteve për vitin akademik 2008- 2009 do të zhvillohen dy tendera, të cilat do të shërbejnë për përmirësimin e kushteve në ambientet e brendshme të konviktit si dhe në bazën materiale. Prej më shumë se 20 vjetësh nuk është investuar asgjë për sigurimin e kushteve të mira për studentët. Pritet që vitin e ardhshm akademik në këtë konvikt të akomodohen 1321 studentë, ku nga këto 331 do të regjistrohen për herë të parë.

14 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›