E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaganjori dhe Berberi në Konferencën Botërore

 

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori dhe Sokol Berberi morën pjesë në Konferencën Botërore të Drejtësisë Kushtetuese me temë “Drejtësia kushtetuese: ndikimi i saj në shoqëri dhe në zhvillimin e jurisprudencës globale të të drejtave të njeriut”, të zhvilluar në Afrikën e Jugut. Kjo konferencë ishte e para e këtij lloji në nivel global, duke vendosur kështu respektimin e të drejtave të njeriut dhe drejtësinë kushtetuese në problemet kryesore që shqetësojnë sot shoqërinë njerëzore. Ajo përkoi me përvjetorin e 60-të të KE-së dhe Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Gjatë dy ditëve të Konferencës Botërore u sollën përvoja mjaft interesante të gjykimeve kushtetuese nga gjithë bota dhe theksi u vu në nevojën e domosdoshme të bashkëpunimit mes Gjykatave Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›