E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia shtyn firmosjen e protokollit

 

Sllovenia ka shtyrë për javën e ardhshme ratifikimin e protokollit të anëtarësimit në NATO për Shqipërinë dhe Kroacinë. Në fakt kjo nuk ka të bëjë me ndonjë problem me Shqipërinë, por për shkak të një çështje ende të pazgjidhshme me Zagrebin lidhur me kufijtë e këtyre dy vendeve. Kjo çështje ka shkaktuar debat në parlamentin slloven mes maxhorancës, e cila ka qenë pro ratifikimit dhe opozitës që e ka kundërshtuar. Pas rrëzimit të ratifikimit të protokollit, kryeministri Borut Pahor tha se “kjo që ndodhi prek besueshmërinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë ndaj shtetit të Sllovenisë, sepse për anëtarësimin e tyre në NATO është i domosdoshëm ratifikimi”. Ndërkohë parlamenti slloven mund të mblidhet në fillim të shkurtit për të votuar. Ministria e Jashtme bëri të ditur dje se Belgjika ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit nga Asambleja e Francës dhe më 4 shkurt do ta votojë Senati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›