E Diel, 1 Nëntor 2026

Përnaska largohet nga PR-ja, bashkohet me PD

 

Largimet e deputetëve ka prekur edhe PR-në, si partia me grupin më të madh parlamentar. Lajla Përnaska ka depozituar prej kohësh kërkesën për të qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duke u shkëputur nga PR-ja pas tre vitesh qëndrimi. Përnaska para largimit të Mediut nga qeveria, shihej si kandidate potenciale për marrjen e një posti qeveritar, për të përfaqësuar republikanët në kabinetin “Berisha”. Por caktimi i Anila Godos si ministre e Shëndetësisë, duket se ka ndikuar në braktisjen e grupit parlamentar të republikanëve. Vetë Përnaska ka bërë publike se është pjesë e grupit më të madh parlamentar të maxhorancës, duke u shkëputur nga republikanët. Aktualisht grupi parlamentar i PR-së nga 11 deputetë që kishte ka mbetur me 9 gjithsej. Muaj më parë PR-së iu largua deputeti Alfred Gega, duke iu bashkëngjitur grupit parlamentar “Qendra”, me kryetar i grupit Paulin Stërkaj. Këto janë lëvizjet që kanë ndodhur me nisjen e sesionit të ri parlamentar, që kanë prekur republikanët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›