E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusmali: Reforma, kemi përplasje me PS

 

Bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçën për Reformën Zgjedhore, Ilir Rusmali ka hedhur poshtë idenë se, puna për hartimin e Kodit të Ri Zgjedhor ka dështuar. Në një prononcim për mediat, Rusmali ka pranuar se ka përplasje mes dy kampeve prej dy kapitujve të Kodit Zgjedhor, që cilësohen edhe si thembra e Akilit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Jemi duke punuar intensivisht, kemi zhvilluar disa mbledhje dhe kemi miratuar disa kapituj si komision, por sigurisht që nuk kemi miratuar ende dy kapitujt më të rëndësishëm të Kodit Zgjedhor, të paktën politikisht se dispozitat janë të gjitha të rëndësishme. Dy nga kapitujt që kanë mbetur pezull janë, kapitulli që ka të bëjë me koalicionet në të cilat janë të përfshira edhe formulat e tyre dhe ai i administratës zgjedhore, gjë për të cilën janë duke punuar ekspertët, derisa të arrihet në një tekst përfundimtar”, deklaroi Rusmali. Sipas tij, të premten (nesër) do të tentohet të zhvillohet një mbledhje e Komisionit, për të diskutuar në lidhje me procesin e kartave të identitetit, ku është parashikuar se do të punojë në një seancë dëgjimore me ekspertë të Ministrisë së Brendshme për regjistrat e Gjendjes Civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›