E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, tre vetë të plagosur rëndë

FUSHE-KRUJE- Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pas një karamboli automjetesh. Aksidenti ka ndodhur sot në autostradën Tiranë - Fushë Krujë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se dy automjete tip benz mercedez që udhëtonin në drejtime të kundërta u përplasën me njëra-tjetrën, dhe më pas me një furgon mallrash që udhëtonte ne drejtim të Fushë Krujës, në afërsi të fshatit Larushk.
Nga përplasja tre vetë mbetën të lënduar dhe u dërguan me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e të plagosurve, ndërkohë që mjekët pohojnë se ata janë futur në trajtim intensiv, pa dhënë detaje rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, që nga të dhënat e para duket të jetë shkaktuar nga shpejtësia e madhe.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›