Përplasen me autobusin, dy të vdekur në aksident
Shkodër–Lezhë
Një aksident i rëndë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë u ka marrë jetën dy personave, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në orët e mesditës në fshatin Beltojë të Shkodrës, ku autobusi i linjës Tiranë-Shkodër është përplasur me një automjet tip “Benz”. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë lokale, sipas të cilave, të dy viktimat kanë qenë pasagjerë në automjetin tip “Benz” dhe nga përplasja e madhe nuk kanë mundur të shpëtojnë. Ndërkohë mësohet se policia është lajmëruar nga banorët e zonës, të cilët nga ana e tyre janë munduar t’i japin ndihmën e parë të aksidentuarve. Me ardhjen e policisë, mësohet se si shkak i përplasjes kanë gjetur vdekjen dy personat që ndodheshin duke udhëtuar në makinën tip “Benz”, por se deri në orët e pasdites së djeshme ata kanë qenë ende të paidentifikuar. Ndërsa mësohet se asnjë nga pasagjerët që ndodheshin në autobus nuk është dëmtuar. Edhe pse ende nuk dihen ekzaktësisht rrethanat e qarta të kësaj ngjarjeje, policia dyshon se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e madhe e automjeteve.