E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos me thikë kunatin

Në Durrës

Ka mjaftuar veç një zënkë e çastit që një 42-vjeçar nga Durrësi të qëllojë me thikë kunatin e tij, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00, në lagjen nr. 8 në Durrës, kur Fatmir Feratovic, 42 vjeç, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se ka goditur me thikë kunatin e tij, S.B., 48 vjeç, po nga Durrësi. Lajmi është bërë i ditur dje nga të dhëna zyrtare të policisë lokale, sipas të cilave, aktualisht i dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ka bërë me dije se nga ana e saj po punohet për kapjen sa më të shpejtë të autorit Fatmir Feratovic dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sakaq, materialet për veprat penale të plagosjes së lehtë me dashje, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta dhe prishjes së qetësisë publike iu kaluan për ndjekje prokurorisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›