E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen mjetet, dy të rinj të plagosur

02/07/2009  Largohet drejtuesi, arrestohet

BERAT- Aksidentoi dy persona si rezultat i përplasjes së mjetit të tij me një mjet tip motoçikletë dhe pas largimit nga vendi i ngjarjes është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm. Burime të komisariatit të policisë Berat bëjnë me dije se rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm është bërë arrestimi i Latif K., 48 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Poshnje të rrethit të Beratit. Arrestimi i tij u bë pasi katër ditë më parë në rrugën automobilistike Ura Vajgurore – Kuçovë duke drejtuar mjetin tip Benz furgon është përplasur me një mjet tip motoçikletë 600 Ç me targa YOT 465. Dy mjetet mësohet se udhëtonin në krah të kundërt me njëri-tjetri dhe janë përplasur mes tyre ku si rezultat i kësaj përplasjeje është dëmtuar drejtuesi i mjetit motoçikletë Elton D., 23 vjeç si dhe personi tjetër që udhëtonte me të Olgert I., 24 vjeç. Drejtuesi i mjetit tip motoçikletë, banues në Kuçovë, mori ndihmën e parë shëndetësore në spitalin e Beratit dhe është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që i plagosuri tjetër ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore pas hetimeve të para në vendin e ngjarjes mësoi se shkak i kësaj përplasje është bërë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit të mjetit tip Benz Kryemadhi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›