Tenton t’i hyjë në shtëpi në mesnatë, e padit
02/07/2009 Gruaja u vetëmbrojt
DEVOLL- Pak para mesnatës një 33 -vjeçar nga fshati Tren i rrethit Devoll ka tentuar të hyjë nga dritarja në shtëpinë e një gruaje. Mësohet se ai nuk ka arritur të realizojë tentativën e tij, pasi është pikasur nga banorja e shtëpisë, e cila nuk e ka lejuar hyrjen e tij në dhomën e saj. Pas dështimit të tentativës, 33- vjeçari është larguar për në shtëpinë e vet, por ditën e nesërme gruaja është paraqitur në policinë e Devollit ku ka denoncuar gjithçka kishte ndodhur pak para mesnatës në shtëpinë e saj. Nga burimet e policisë mësohet se tentuesi për të hyrë në shtëpinë e kësaj gruaje, kishte qenë Pandi B. i datëlindjes 25.10.1977, lindur dhe banues në fshatin Tren te rrethit Devoll ose në të njëjtin fshat me gruan. Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës, ky shtetas kishte tentuar të hynte në shtëpinë e bashkëfshatares së tij rreth orës 23.00-23.30, ku gjatë kësaj tentative kishte shfrytëzuar dritaren për të hyrë në banesën e saj. Aktualisht ndaj këtij shtetasi janë kryer veprimet e procedurale dhe materialet për hetime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë të rrethit gjyqësor Korçë për veprën penale dhunim banese, parashikuar nga neni 112 i Kodit Penal.