Të verbrit paralajmërojnë grevë urie
24/03/2009 Nuk u ngritën pagën
VLORE- Shoqata e të verbërve dega Vlorë ka deklaruar në një konferencë për shtyp se do të fillojnë protestat e tyre pa afat nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të ligjshme dhe më se normale sipas tyre dhe plotësisht të mundshme nga qeveria shqiptare. Në protestë do të përfshihen 850 anëtarë të kësaj shoqate në të gjithë rrethin si dhe do të shtrihet dhe në rang kombëtar. “Po e marrim këtë vendim të vështirë për kategorinë tonë, por jemi të detyruar sepse përpjekjet tona të deritanishme për të bindur qeverinë për korrigjimin e gabimeve dhe dhënien e të drejtave tona të ligjshme kanë dështuar. Ne shpresojmë se qeveria do të marrë masat e zgjidhjes dhe nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim që bëri dhe me shoqatën e paraplegjikëve, që ta lërë pa zgjidhje dhe të na detyrojë që të hyjmë deri në grevë urie. Ne jemi të vendosur të arrijmë të drejtat tona me të gjitha mjetet demokratike madje deri dhe në realizimin e grevës së urisë”, tha kryetari i shoqatës të të verbërve dega Vlorë, Kristaq Xhaxho. Shoqata e të verbërve të Vlorës me anën e një peticioni drejtuar Kryeministrit Berisha, ministrive përkatëse si dhe institucioneve ndërkombëtarë zgjidhjen e problemeve të tyre. Në anën e peticionit të verbrit kanë kërkuar shfuqizimin e VKM-së nr. 870, 2008 me anën e të cilit kanë ndryshuar VKM nr. 277. 1997, për përfitimet nga statusi i të verbërve duke përkeqësuar qëllimisht formulën e rritjes dhe masën e pagesës së të verbërve nga 10.800 lekë që duhet të ishte, paga aktuale tashmë ka ngelur në shifrën prej 8.700 lek në muaj. Për shkak të shkeljeve që janë bërë detyrimet e prapambetura ndaj të verbërve janë në shifrën prej 40.000 lekë për të verbrit e grupit të dytë dhe 80.000 për grupin e parë.