E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen nga makina, vdes burri, plagoset gruaja

Përgjaket sërish asfalti në Durrës. Një burrë ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Natën e vonë të së hënës, në rrugën automobilistike Gjiri i Lalëzit-Maminas ka ndodhur aksidenti i rëndë që çoi në vdekjen e 52-vjeçarit Shaban Hoxha dhe plagosjen e rëndë të gruas së tij 44-vjeçare. Ndërkohë, policia arrestoi mëngjesin e së martës, rreth orës 07.30, shtetasin Lutfi Luku, 25 vjeç nga fshati Rotull i Shijakut. Arrestimi i tij u bë pasi në kohën kur drejtonte autoveturën tip "Benz" me targa TR 1351 B, ka aksidentuar shtetasin Shaban Hoxha nga Manza dhe bashkëshorten e tij, K. Hoxha, të cilët po udhëtonin me një motoçikletë tip "Yamaha". Afër mesnatës, shërbimet e Policisë Shijak kapën të dyshuarin si autor që ishte larguar nga vendi i aksidentit.

v.q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›