Sarandë; Kërkohej për tentativë vrasjeje në Kurbin, arrestohet 26-vjeçari
Tentoi të vrasë një shtetas disa muaj më parë, deklarohet fajtor dhe kërkohet dënimi me 10 vjet e 6 muaj burg për të pandehurin Erion Mihali. Sipas burimeve nga akuza, i pandehuri ka qëlluar me armë zjarri kundër shtetasit Valdrin Hoxha, me të cilin kishte pasur konflikt një muaj para kësaj ngjarjeje. Ngjarja ka ndodhur më 1 korrik të vitit të kaluar, kur Erion Mihali, 26 vjeç, së bashku me Betim Bakiasin, 32 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Valdrin Hoxhës, por që fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar. Sipas akuzës, dy autorët, me gjithë tentativat për t’iu shmangur ndjekjes, nuk kanë arritur t’u shpëtojnë prangave. Pas marrjes në pyetje, dy autorët kanë pretenduar se N.H., më 24 mars të një viti më parë, në “Rrugën e Kavajës” iu ka vjedhur automjetin “Mercedes Benz”, me targa TR 4062 K, ngjarje për të cilën Prokuroria ka filluar procedimin penal më 25 mars të atij viti. Ndërkohë që dyshimet e policisë janë se Erion Mihali është arrestuar dhe në vitin 2007 për pengmarrje të Valdrin Hoxhës në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet. Ndërkohë, një muaj para ngjarjes, mes dy të rinjve dhe Hoxhës ka pasur një sherr që ka degraduar me shkrepjen e armës së Mihalit.