Përplaset autobusi me triçiklin, vdes një person
Tiranë - Një person gjeti vdekjen pasditen e djeshme pasi mjeti triçikël me të cilin udhëtonte u përplas me një autobus, në afërsi të fshatit Ndroq të Tiranës. Burime nga policia e Tiranës thanë për gazetën “Albania” se në këtë aksident mbeti i plagosur edhe një person tjetër. Mësohet se policia ka shoqëruar në Komisariatit Nr. 5 drejtuesin e autobusit, ndërkohë që për arsye hetimi policia nuk bëri të ditur identitetin e tij dhe të të aksidentuarve.
12 Maj 2008