Prokuroria, gati fakte të reja për imunitetin e Mediut
Organi i Akuzës do t’i nisë së shpejti dokumentet në Kuvend. Gërdeci, deri tani 7 ndiqen penalisht dhe 3 u shkarkuan nga detyra
Luan Kondi
TIRANË – Heqja e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, do ta detyrojë Prokurorinë të nisë dokumentacion shtesë që të jetë sa më bindëse për të vazhduar hetimet për të. Nëse nuk i hiqet imuniteti, për Mediun nuk do të ketë ndjekje penale.
Imuniteti
Burime nga organi i Akuzës thanë për gazetën “Albania” se së shpejti do të dërgojë në Kuvendin e Shqipërisë materialet shkresore shtesë për të marrë autorizimin për të ndjekur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes, deputetin republikan Fatmir Mediu, për ngjarjen rëndë të 15 marsit, të ndodhur në fshatin Gërdec, rreth 20 kilometra larg Tiranës. Të njëjtat burime bënë të ditur gjithashtu se prokuroria po përgatit dokumentacionin përkatës të kërkuar nga Kuvendi për të shoqëruar kërkesën për marrjen e autorizimit për hetimin e ish-ministrit. Dokumentacioni shtesë do t’i dërgohet pas disa ditësh Kuvendit. Parlamenti depozitoi më 5 maj në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën zyrtare për materiale shtesë lidhur me marrjen e autorizimit për të ndjekur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për ngjarjen e 15 marsit në Gërdec, kur në fabrikën e demontimit të municioneve ndodhi një shpërthim i fuqishëm, si pasojë e të cilit humbën jetën 26 veta dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.
Ndëshkimet
Aktualisht, në hetimin e Prokurorisë për veprat penale “shkelje të rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “shpërdorimit të detyrës” janë drejtuesit e subjekteve që administronin fabrikën që demontonte municione luftarake në Gërdec, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe konkretisht shtetasit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli, Dashnor Çaushi dhe Sokol Gjeci. Ndërsa dy ditë më parë, po për ngjarjen e Gërdecit, u larguan nga detyrat dy gjeneralë dhe drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në lirim të gjeneralmajor Shpëtim Spahiut, ish-komandant i Forcës së Bashkuar dhe të gjeneral brigade Zija Bahjes, ish-komandant i Komandës Mbështetëse. Po në këtë linjë, kryeministri Sali Berisha firmosi shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Informativ të Ushtrisë (SHIU), nënkolonel Hysni Gjergji, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
12 Maj 2008