E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasi makinen me motorin, arrestohet nga policia

Tiranë, 4 prill, 13:58, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 48-vjeçarin Fadil Mulgeci, pasi duke qarkulluar në aksin rrugor Paskuqan-Babrru, me auto mjetin foristrada tip “Land Rover”, me targa TR 9814 K, është përplasur me motorin tip “Yingang”, me targa me drejtues 53-vjeçarin Qamil Shahini.

Për pasojë e kësaj përplasje, është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit Qamil  Shahini, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku edhe pas ndihmës së menjëherëshme mjekësore nuk mundi të jentonte.

U kryen veprimet proceduriale, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›