E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi: NATO, organizate paqeje e jo lufte. Merkel: Te leme pas te shkuaren

Sarkozi me Merkel

Strasburg, 4 prill, 12:49, NOA –  Presidenti francez Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, përfaqësues të vendeve pritëse të Samitit të NATO-s, në fjalimet e hapjes së tij kanë deklaruar se konfliktet mes Francës dhe Gjermanisë tani  

i përkasin së kaluarës dhe se e ardhmja i përket shekullit të ri e jo atyre që janë lënë pas.

Duke përmendur ceremoninë e veçantë që u zhvillua me kalimin mbi lumin Ren të krerëve të vendeve të NATO-s, Merkel do të pohonte se ai ishte një moment tepër emocionues.

“Fakti që kaluam urën mes Francës dhe Gjermanisë, ishte një gur themel mes brezave të shkuar, se çfarë ata kanë menduar mes dy vendeve dhe mësimet që tashmë janë nxjerrë nga e shkuara jonë”, u shpreh Merkel.

Sipas saj, fakti që krerët e NATO-s e kaluan së bashku këtë urë, dikur shenjë e përçarjes dhe luftës, tregon se kemi një erë përgjegjësie tani para nesh

Një gjë të tillë do ta mbështeste në fjalën e tij edhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi. Sipas tij, duhet të gjendet një strategji e re për shekullin e ri e jo atë të shkuar.

“NATO është një organizatë paqeje dhe jo lufte. Fakti që ne e mirëpritëm, tregon se ne kemi angazhimin për të arritur paqen”, tha ai në lidhje me Aleancën.

Më pas ka sqaruar qëndrimin e Francës, se ajo dëshiron të jetë aleate e kësaj organizate dhe jo kundërshtare e saj.

“Ne jemi brenda dhe pjesë e kësaj familje, pasi kjo ndoshta nuk është kuptuar mirë. Jemi aleatë dhe duam të qëndrojmë krah jush. Jemi të kënaqur të punojmë me presidentin Obama dhe të lumtur për këtë. Ai duhet ta dijë se në Evropë ka miq dhe duhet ta dijë se Evropa do të jetë një shtyllë tepër e rëndësishme për këtë proces. USA ka nevojë për këtë aleancë dhe e kundërta. Europa nuk është një opozitë e NATOs por një pjesë dhe aleate e saj”, ishin fjalët përmbyllëse të fjalimit të presidentit francez, Nikolas Sarkozi në Samitin e NATO-s.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›