Vetëhelmohet nëna pas vdekjes së të bijës
Autori i Lajmit: red.
“Po iki, më është mërzitur jeta. Dua të më varrosni pranë vajzës sime”. Këto janë fjalët e fundit të një gruaje nga Shkodra, e cila i ka dhënë fund jetës pak kohë pas vdekjes së së bijës. E tronditur nga humbja e vajzës, një 46-vjeçare nga Shkodra ka zgjedhur të mos jetojë më pa të bijën. Ajo është vetëhelmuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 46-vjeçarja nga një fshat i Shkodrës, kishte shkruar një letër për të afërmit ku linte porositë e fundit. Burime zyrtare pranë policisë së Shkodrës konfirmuan lajmin tronditës. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës, në një banesë në fshatin Rranza të komunës Bushat. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 46-vjeçarja Pashka Vila (Deda) u gjet e pajetë nga të afërmit e saj dhe pranë saj edhe një letër ku tregohej arsyeja. “Po iki, më është mërzitur jeta”, - thotë ndër të tjera e ndjera në letrën e saj dhe lëshon amanetin: “Dua të më varrosni pranë vajzës sime”. Nga pyetja e familjarëve rezulton se e ndjera vuante nga sëmundje psikike (nervore) dhe ishte shtruar disa herë në spital për këtë problem. Policia tha se për të sqaruar plotësisht ngjarjen dhe shkaqet, një autopsi iu bë trupit të së ndjerës. Sipas burimeve policore, nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje rezulton se 46-vjeçarja kishte konsumuar një sasi të madhe lënde fosfor organik (lëndë helmuese pesticide bujqësore). Të njëjtat burime thanë se në komodinën pranë shtratit të viktimës u gjet dhe një letër e shkruar nga vetë ajo, ku ndër të tjera shprehej se nuk e përballonte humbjen e së bijës. Në letër lihej edhe porosia e fundit: “Më varrosni pranë varrit të vajzës sime”.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2009