Përplasje me armë te Stacioni i Trenit, një plagoset, në kërkim autori
Tiranë – Pas një sherri banal dy persona u përfshinë dje paradite në një konflikt me armë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën Ylli Cara. Sipas uniformave blu, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, salla operative e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, është njoftuar përmes një telefonate, se në Stacionin e Trenit është plagosur me armë zjarri një shtetas. Menjëherë, në drejtim të vendngjarjes shkuan shërbimet policore dhe u formua grupi i posaçëm hetimor, me qëllim për të sqaruar rrethanat dhe zbardhjen tërësisht të kësaj ngjarje. I dëmtuari, Ylli Cara, 44 -vjeç, me banim në Tiranë, është plagosur në këmbë. Në Spitalin Ushtarak, atij iu dha ndihma e menjëhershme mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht, dyshohet se grindja mes tyre ka filluar pas një debati për motive të dobëta. Lidhur me ngjarjen Drejtoria e Policisë së Qarkut sqaron se i dëmtuari dhe autori i dyshuar i kësaj plagosje, nuk janë shofer të shërbimit taksi, dhe nuk kemi të bëjmë me një shkëmbim me armë zjarri, por me një konflikt të çastit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë dhe specialistët e seksionit Kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit mundësuan identifikimin e autorit të kësaj plagosje, të cilit për arsye të hetimit nuk mund të publikojmë gjeneralitet, deri në kapjen e tij.
Masa e sigurisë, Gjykata la në burg dy nga pesë t♪7 akuzuarit e “Kredisë”
Tiranë – Gjykata ka vendosur arrest në burg për dy nga të arrestuarit për marrje kredish me emra të rremë. Dje është dhënë masa e sigurisë e cila lë në burg dy nga katër të arrestuarit, ndërsa i pesti është ende në kërkim. Janë lënë në arrest në burg Agron Karamuça dhe Rexhep Xhegu, ndërsa vendosi të lërë në arrest shtëpie Brunilda Muhon dhe dhe Fatmir Kasollën. Këta persona u arrestuan tre ditë më parë nga njësia Task Forcë Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “mashtrimi me kredi”, “falsifikim i dokumenteve, nga persona që kanë për detyrë t’i lëshojnë dhe përdorimi i tyre”, ”korrupsion pasiv në sektorin privat” në bashkëpunim. Aktiviteti i tyre i paligjshëm u zbulua pas një hetimi disa mujor të realizuar nën drejtimin e Task Forcës së Krimit Financiar dhe Korrupsionit. Nga hetimet e deritanishme rezulton se në bashkëpunim me njëri tjetrin, përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentacionit për marrjen e disa kredive në emër të personave të tretë dhe në emër të tyre, ata kanë përfituar 100 mijë euro nga banka “Pro Kredit”.
Arrestohet i riu, donte të grabiste një të mitur
Tiranë – Donte t’i merrte me forcë një të mituri lekët, ndalohet nga policia. Burimet thanë se dje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u realizua kapja dhe ndalimi i shtetasit Alban Gjuzi, 21 - vjeç, lindur dhe banues në Rrogozhinë Kavajë, i dënuar më parë për “Vjedhje”. Ndalimi i tij u krye sepse dje ky shtetas dyshohet të ketë shtrënguar me anë të kanosjes, me synim për të vjedhur një sasi të hollash një shtetasi të mitur. Materialet i kaluan Prokurorisë Kavajë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
Zbulohen vjedhësit e arkës së pikës së grumbullimit të skrapit
Tiranë – Dy të rinj nuk e mendonin se do të zbuloheshin shpejt nga policia teksa kanë dashur të grabisnin arkën e një pike grumbullimi të skrapit. Burime policore thanë se specialistët e seksionit Kundër vjedhjeve me dhunë/armë dhe Shkatërrimit të pronës, pas kapjes dhe arrestimit të shtetasit Ritvan Xhafa, 26 - vjeç, banues në Tiranë, mundësuan kapjen e bashkautorit tjetër të dyshuar, të tentativës së vjedhjes me armë të arkës pikës së grumbullimit të hekurave, e ndodhur në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Specialistët e këtij seksioni, falë një pune hetimore - operative mundësuan identifikimin, i cili rezulton të jetë shtetasi Eduard Gjuzi, 26 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndërkohë, që po punohet intensivisht për kapjen e tij, tashmë të identifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

19 Korrik 2008