Përse nuk është gjuha shqipe në Google?
Kultura është ambasadori më i fuqishëm për një komb. Muzika, piktura, letërsia dhe veçanërisht gjuha, kanë një rol të madh në përfaqësimin e çdo kombi në botë.
Në mënyrë të veçantë gjuha luan një rol shumë të rëndësishëm për identitetin dhe dinjitetin e një kombi.
Gjuha shqipe është një gjuhë indoevropiane shumë e vjetër e cila është një pasuri shumë e madhe dhe e rëndësishme për ne si komb.
Por të jemi realist, për vetë natyrën e saj të veçantë, ajo njihet pak ose për të mos thënë, shumë pak në botë.
Shpesh të huajt nga mungesa e informacionit dhe dezintegrimi ynë i gjatë, pyesin se çfarë gjuhe flasim ne si komb, bile mendojnë se është një gjuhë sllave.
Prandaj duhet që albanologët, media, përfaqësitë tona nëpër botë të punojnë shumë në këtë drejtim.
Ideja për të shkruar këta rreshta më erdhi pas një shkëmbimi e-mail-i me një mik timin muzikant nga Amerika, Jeff Purtle.
Para disa ditësh miku im më solli nëpërmjet postës elektronike faqen e tij me mësime on-line.
Ai nuk ishte i sigurt për gjuhën dhe më pyeti se mos gjuha ime ishte bullgarishtja.
Kjo, gjithmonë prej mungesës së informacionit dhe për arsyen e thjeshtë se në faqen e Google, për të përkthyer janë të gjitha gjuhët e botës, përveç shqipes.
Ndoshta është një projekt i shtrenjtë, që shqipja të futet në “gjigandin” elektronik, por mendoj se është e domosdoshme futja e gjuhës shqipe në këtë faqe të fuqishme interneti ku mund të bësh media në të gjithë botën.
Kushtet e reja gjeopolitike në rajon, pavarësia e Kosovës, integrimi ynë në NATO dhe pretendimet tona për anëtarësim në BE, pa diskutim kërkojnë një vëmendje të veçantë nga institucionet përkatëse edhe për integrimin kulturor.
Integrimi bëhet nëpërmjet kulturës tradicionale, këngës, letërsisë, folklorit dhe gjuhës krahas faktorëve të tjerë.
Kultura për një komb nuk është luks. Ajo është domosdoshmëri.
Në rastin tonë, kultura dhe gjuha duhet të marrin një rol integrues.
Dhe një vend të padiskutueshëm zë gjuha shqipe, studimi dhe kërkimi në këtë fushë dhe mbi të gjitha ndërkombëtarizimi i saj.
*Pedagog në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër