E Shtunë, 31 Tetor 2026

Personalitetet e vitit 2009, nis gara e votimeve

Si çdo muaj dhjetor, në tri vitet e fundit, Bashkia e Tiranës organizon aktivitetin e shpalljes së "10 - Personalitetet e Vitit". Duke filluar nga dje të gjithë qytetarët mund të sugjerojnë personat që ata mendojnë se mund të jenë një nga 10 personalitetet e vitit, në disa lloj mënyrash:

Bashkia e Tiranës ka zgjedhur mënyrën elektronike që është ajo me anë të e-mail-eve, duke dërguar një e-mail në adresën 10personalitetet@tirana.gov.al, ose duke dërguar një letër në adresën e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë që qytetarët mund t‘i drejtohen menjëherë Zyrës së Informimit Qytetar për të gjitha sugjerimet e tyre. Mënyra e përzgjedhjes është e njëjtë me vitet e kaluara, mjafton që qytetarët të justifikojnë pse kanë zgjedhur personin në fjalë. Këtu flitet për njerëz të njohur, nga fusha e artit, kulturës, politikës, sportit, por edhe qytetarë tërësisht të panjohur, qytetarë të cilët kanë ofruar diçka për Tiranën, dikush që ka bërë një lulishte, një mësuese e dalluar, një edukatore që rrit breza të tërë fëmijësh apo qoftë dhe një qytetar tjetër, i cili ka bërë një veprim dhe njihet në lagjen e tij apo në punën ku ai kryen aktivitetin e tij dhe që meriton të jetë një nga 10 personalitetet. Nga sot e deri më 20 dhjetor, të gjithë kanë mundësi që të votojnë dhe të sugjerojnë emrat e 10 personaliteteve të vitit. Më pas, më datë 20 dhjetor, një juri e përbërë nga 5 persona, të cilët do të bëhen të ditur disa ditë më vonë, do të vendosin se kush janë këta personalitete. Ndërkohë, me datë 23 dhjetor, në orën 18.00 pasdite, do të zhvillohet mbrëmja gala, për të shpërndarë çmimet e për të bërë të ditur publikisht se kush janë personalitetet e këtij viti.

L.Mixha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›