Përtej Kasharit
Saimir Tahiri
Pas Gërdecit, Kashari ka gjasë të shndërrohet në komunën e dytë më të përfolur kohët e fundit. Ndërkohë që në rastin e parë, nami u përhap për shkak të një tragjedie korruptive qeveritare ku humbën jetën 26 persona, Kashari për pak desh u kthye nga retorika ...euforiste e Sali Berishës dhe e pjesës tjetër të podiumit fitues, në djepin e dytë të demokracisë.
Mungonin vetëm mitingashët majë makinave qeveritare me flamujt e PD-së, NATO-s dhe BE-së, si dhe konferenca për shtyp e Kryeministrit Berisha së bashku me fituesin e zgjedhjeve, për ta shndërruar këtë komunë të vockël dhe të pasur në fanarin ndriçues të këtij mandati qeverisës. Por ishin plot prononcimet pompoze që rezultatet e Kasharit i konsideruan si certifikata suksesi kombëtar apo si dëshmi maturie politike.
Për protokoll elektoral, Sali Berisha nuk mungoi t’i mburrej, buzëqeshur deputetëve të tij (se për ç’dreq arsye konsiderohet me interes publik të shohësh çdo të hënë në lajme Kryetarin e Partisë Demokratike dhe Kryeministrin tek iu mban leksione deputetëve të tij nuk arrij ta kuptoj për sa kohë më duket tërësisht idiote e pa pikën e interesit ky bashkëbisedim brenda gjinisë!!!). I mbushte mendjen deputetëve të tij se triumfi i reformave të qeverisë, të cilat banorët e asaj komune kishin ditur t’i kuptonin e peshonin siç duhet, si dhe besimi tek qeveria e premtimeve të mbajtura, ishin motivet reale të fitores.
Pothuajse kaq shumë ngazëllues e gjetën rezultatin e zgjedhjeve në Kashar edhe shumë të tjerë politikanë, të cilët nxituan ta përdornin atë si lakmuesin e tendencave elektorale të publikut. Nga njëra anë maxhoranca në tentativën e dëshpëruar për të parë dritë tej errësirës që e ka rrethuar nga mungesa e theksuar e besimit publik dhe nga ana tjetër, disa të tjerë për t’u rritur artificialisht nga Kashari.
Sipas shumicës së atyre që deri më sot kanë nxituar të shprehen dhe shkruajnë mbi këtë çështje, Kasharin ose duhet ta marrim si termometrin zgjedhor që dëshmon për suksesin e qeverisë, ose si dështim të PS-së për të bindur elektoratin mbi mënyrën e saj të të bërit opozitë.
Analiza mbi rezultatin e zgjedhjeve të Kasharit mund të bëhen pa fund, por është e sigurt se ato nuk mund të jenë kurrsesi unifaktoriale dhe shteruese. Përkundrazi, ka një mori arsyesh për t’i konsideruar këto zgjedhje dhe këtë rezultat jo më shumë se një “garë 100-metërsh në inkubator”.
Së pari, rezultati zgjedhor në komunën Kashar nuk mund të jetë kurrsesi një pasqyrë elektorale e suksesit të reformave të qeverisë, sepse kjo qeveri ende nuk ka shënuar asnjë reformë të suksesshme për t’u reklamuar me bujë madje përkundrazi, ka shënuar vetëm dështime spektakolare dhe skandale që do zhysnin në mendime edhe politologët më të mirë ndërkombëtarë.
Së dyti, sepse në qoftë se Kryeministri Berisha do të kishte merakun më të vogël të testonte performancën e tij, do ndërmerrte të paktën një iniciativë sado roskope, për t’i dhënë një sinjal votuesve të Kasharit mbi mbështetjen e qeverisë. Në të kundërt, Sali Berisha nuk shkeli asnjëherë gjatë fushatës zgjedhore në Kashar (ose të paktën nuk ka marrë mundimin të na e tregojë në media), nuk u prononcua asnjëherë për zgjedhjet në Kashar në asnjë prej prononcimeve të tija të shumta mediatike, nuk u kujdes minimalisht të reklamonte qoftë edhe rakapujthi “sukseset e qeverisë” së tij për komunën e Kasharit.
Të vetmen herë kur Kryeministri doli e foli për Kasharin, ishte pas zgjedhjeve, pasi doli rezultati përfundimtar e pasi krijoi bindjen se atë mund ta përdorte si një kartë politike, sado pak të vlefshme në tentativën e tij për t’i zënë sytë njerëzisë nga palaçollëqet që bën çdo ditë.
Nga ana tjetër, as vetë kasharlinjtë që shpërthimi i Gërdecit tek pragu i portës iu shembi dhe suvanë e mureve, nuk mendoj se prisnin as kryeministrin e as ndokënd tjetër t’u shkonte për reklamë qeveritare me axhendë reformash integruese.
E dimë se këto zgjedhje ishin zgjedhje vendore, pra për të zgjedhur një individ për komunën me 13.000 banorë të Kasharit. Më shumë sesa për programet zhvillimore të qeverisë, për strategjitë afatmesme apo për reformat integruese, ata banorë kishin nevojë të zgjidhnin një individ. Dhe kuptohet qartë këtu se përzgjedhja e individit konkurrues ka qenë e një rëndësie vendimtare.
Është pikërisht ky fakt që i shndërron këto zgjedhje në një garë të izoluar për kryekomunarë, dhe pa asnjë mundësi për të projektuar dhe largësisht rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-ës.
“Blue Kashar”, për fatkeqësinë e Kryeministrit, me gjithë përpjekjet e dëshpëruara të tij e të pjesës së mbetur të maxhorancës, nuk mund të shndërrohet dot në argument të bindshëm për t’i hedhur hi syve shqiptarëve me sukseset e supozuara të maxhorancës në reformat e ndërmarra. Po kështu, ky rezultat i izoluar, nuk mund të shërbejë as për ata që nga inkubatori i Kasharit duan të lindin të rritur.
E sigurt është se edhe pas këtij rezultati, banorët e kësaj komune do të mbeten po njëlloj të varfër, me po të njëjtat probleme të përditshme që as “Fuçia” e mashtrimeve qeveritare nuk mund t’ua zgjidhë dot. Është gjithashtu e sigurt se po këta njerëz kanë bërë që tani llogari të ndryshme për 2009-ën.