E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i viktimave nga i ftohti ne Evrope

Të pakten 60 vetë kanë humbur jetën nga moti i ftohtë i shkaktuar nga temperaturat e ulëta në Europën Lindore dhe Qendrore.
Ulja e temperaturës ka detyruar disa vende të vënë në pune ushtrinë për ngritjen e vendstrehimeve emergjente, ndërkohë që parashikohet që moti i keq të vazhdojë deri të premten.
Të paktën 30 njerëz, kryesisht të pastrehë, kanë vdekur në Ukrainë, ndërkohë që vikima raportohen edhe në Poloni, Rumani, Bullgari dhe vende të tjera.
Në Ukrainë, ku është dhe numri më i madh i viktimave, rreth 24 mijë njerëz kanë gjetur strehë në 1590 vendstrehime në 3 ditët e fundit. Më shumë se 600 njerëz kanë marrë kurim për shkak të hipotermisë gjatë kësaj periudhe. Në Poloni numri i viktimave në ditët e fundit ka shkuar në 21. Ministria e Brendshme tha se disa njerëz kishin gjetur vdekjen, pasi ishin helmuar me monoksid karboni gjatë ngrohjes. Deri tani Polonia ka patur një dimër të butë, derisa të premten temperaturat u ulen menjëherë në minus 26 gradë celsius. Metereologët kanë parashikuar se temperaturat mund të bien më shumë gjatë javës, në minus 20 gjatë ditës dhe minus 30 natën.
Në Rumani kanë humbur jetën 8 persona, në Bullgari 5, ndërsa në Serbi, është rapotuar vdekja e një burri dhe gruaje të moshuar. Dy të tjerë rreth 70 rezultojnë të zhdukur në jug të vendit. Po ashtu viktima janë rapotuar edhe në Lituani, Bosnje, Sllovaki dhe Republiken çeke.
Ndwrkaq, Kosova ka përjetuar dimrin më të ftohtë prej dekadash, sipas institutit meteorologjik të ky dimër ishte më ftohti që nga viti 1984, ndërsa temperatura të tilla janë regjistruar vetëm në vitin 1956. Nata e 30 janarit ra deri në -20 gradë celsius. Ndërsa në Serbi 3 persona kanë humbur jetën dhe 14 komuna kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi temperaturat ranë në -28 gradë celsius.
Dëbora e madhe dhe moti i lig goditën Kosovën duke ndërprerë të trafikut dhe furnizimin me energji elektrike në disa rajone malore të vendit.Në disa zona malore, dëbora arriti deri në 2,2 metra, ndërsa në zonat fushore rreth një metër.
Ndërkohë tre persona kanë vdekur në Serbi. 14 komuna kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa temperaturat kanë rënë deri në – 28 gradë celsius.
Duke nisur nga e mërkura mot tepër i ftohtë pritet të mbizotërojë edhe në të gjithe vendin tonë, si pasojë e rrymave të ftohta siberiane që kanë përfshirë të gjithë gadishullin. Temperatuarat pritet të bien nën zero dhe në Tiranë pritet të bjerë bora e parë e këtij viti. Ndërkohë që në pjesën tjetër të vendit reshjet e saj do të jenë më të dendura. Në zonat malore si në Bajaram Curri, Kukës, Dibër dhe Korçë termometri do të shenojë deri në -10 e -12 gradë celcius.
Prej ditësh ngricat dhe shtresat e akullit, që kanë mbuluar akset rrugore të zonës verilindore, kanë vështirësuar lëvizjen normale të mjeteve, ndërsa disa fshatra kanë mbetur të izoluar pavarësisht se nuk ka reshje dëbore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›