SHBA gara republikane zgjedhjet ne Florida
Mbahen sot në Florida të Shteteve të Bashkuara zgjedhjet preliminare për kandidatët republikanë në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Dy kryesuesit e sondazheve, Mitt Romney dhe Njut Gingrich në tubimet e fundit të fushatës u përpoqën të bindin edhe një herë votuesit për kandidaturat e tyre.
Duke folur në Jacksonville, Gingrich tha se ndjehej shpresëplotë për zgjedhjet në Florida, pavarësisht fushatës negative të Romneyt, ndërsa Romney vazhdoi sulmin mbi Gingrich duke vënë në lojë performancën e tij në debatet e fundit. Avantazhi i Romneyt në sondazhet e Floridas e vendos atë 12 pikë përpara, me një pozicion të qëndrueshëm, ndërsa Gingrich vazhdon të humbasë mbështetje. Dy kandidatët e tjerë Ron Pol dhe Rick Santrum kanë braktisur garën në Florida për shkak të mbështetjes së pakët. Shteti I Floridas, një vend me 19 milionë banorë është vendimtar përsa i përket të ardhmes së kandidatëve republikanë. Fituesi merr 50 delegatë për në Konventën Republikanë, më shumë se Nju Hampshire dhe Karolina e Jugut së bashku.