E Diel, 1 Nëntor 2026

Përvjetori i Azemit, Berisha homazhe,Topi vizitë në shtëpi

Në 13-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdari drejtues të lartë të Partisë Demokratike zhvilluan homazhe pranë memorialit të tij. Aty ishin grumbulluar me dhjetëra simpatizantë demokratë për të përkujtuar figurën e Azem Hajdarit. Gjatë vendosjes së buqetave me lule, Berisha ishte i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë e ministra të PD-së dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulëzim Basha. Kryeministri tha se Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve si një tribun i pashembullt. “Ata, të cilët shkrehën plumbat e zi mbi gjoksin e tij, menduan dhe besuan se do të mund të eliminonin kauzën e tij, por gabuan rëndë. Sot projekti i Azem Hajdarit, ëndrra e tij dhe studenteve liberatorë është më realitet se kurrë. Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s. Shqiptarët sot lëvizin të lirë në mbarë Europën. Shqipëria me reformat e saj po ecën e sigurt drejt një horizonti të ri, drejt Shqipërisë vend i zhvilluar”, - tha Berisha gjatë homazheve pranë memorialit të heroit të demokracisë. Këtë përvjetor e ka kujtuar dje edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili dje zhvilloi një vizitë në familjen e “Pishtarit të Demokracisë”, Azem Hajdari, njërit prej politikanëve dhe deputetëve më të spikatur në historinë e demokracisë shqiptare, i cili humbi jetën tragjikisht 13 vjet më parë në Tiranë. “13 vite natyrisht janë shumë, por ne që e kemi njohur Azemin, neve që na mungon shumë prania e tij, për ne sigurisht që janë shumë pak. Por sa më shumë kalojnë vitet, e kam thënë edhe herë tjetër, aq më shumë ne e vlerësojmë Azemin. Pra, një njeri që ka demonstruar të jetë i lirë, edhe atëherë kur shumë njerëz ishin të kompleksuar...”, - tha Topi gjatë vizitës së zhvilluar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›