Tani ne Kushtetuese Gjinushi Populli te mbroje voten si ne 96

Gjykata Kushtetuese mund të zgjidhë konfliktin e Tiranës për rezultatin. Këtë beson kryetari i socialdemokratëve, Skënder Gjinushi, i cili për Albanian Screen thotë se kjo gjykatë nëse vepron sipas ligjit, ka dy mundësi:
“Absolutisht ky është një rast që në Gjykatë Kushtetuese, nëse ka, përsërit zgjedhjet, anulohen. Prandaj ose bëhet e pavlefshgme siç janë dhe këto 117-ta ose përsëriten në të gjithë vendin se është shkelur një nga rregullat bazë të vlerësimit të votës, barazia e votës”-thotë Gjinushi.
Gjinushi thotë se KQZ e Kolegji u përdorën politikisht, për të quajtur të vlefshme vetëm votat e hedhura gabim në 117 kuti të Tiranës, kur ligji sipas tij, nuk ka asnjë vakuum për këtë. Për konkretizim ai sjell një shembull nga sporti.
“Është po aq e qartë sa është gara në pista, ku po ndërrove korridorin skualifikohesh. Duhet të rrish te pista jote, ndryshe... Këtë e respektojnë edhe kuajt në gara me kuaj. Pra, rrjedhimisht nuk ka asnjë lloj boshllëku në kod, dhe nuk lejon kërkënd të ndërhyjë jashtë këtij procesi”-thekson ai.
Cilat do të jenë qëndrimet e opozitës, Gjinushi thotë se është populli që duhet të mbrojë votën.
“Populli dhe raporti i ODIHR janë të vetmet që japin drejtësi në këtë rast. Është mënyra se si kanë votuar ata. Nuk është debat, as PS, PD-je as Rama – Basha. Ky është debat nëse ky popull lejohet ta ushtrojë votën me rregulla, apo numërohen si t’i dojë qejfi dikujt. Ky popull di ta mbrojë votën, sepse e mbrojti edhe në ’96-ën”-përfundon ai.
Kryesocialdemokrati thotë se rasti është flagrant dhe si i tillë nuk duhet të tolerohet për të mos legjitimuar sipas tij pushtetin absolut në këtë vend.
Rovena Moçka