Topi jashte. Nuk i drejtohet Venecias per 8 Majin

Ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk do të përfshihet mes subjekteve politike për të kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias pas pretendimeve të kampit opozitar.
Ndërsa demokratët sodisin në heshtje hapin e rradhës së partisë më të madhe opozitare për të kërkuar interferencën e ndërkombëtarëve për rezultatin final për bashkinë e Tiranës, burime zyrtare pranë institucionit të Presidencës pohojnë për Albanian Screen se kreu i shtetit nuk do të kërkojë mendimin e Komisionit të Venecias për bashkinë e kryeqytetit, pasi këtë të drejtë e kanë vetëm palët që janë të interesuara.
Kështu pretendimet e socialistëve se me anë të presidentit Bamir Topi do të kërkohet mendim nga Komisioni i Venecias lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e bashkisë së Tiranës, janë rrëzuar poshtë nga grupi i personave që këshillojnë presidentin e republikës.
Erjon Ajazi