E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gallata ia sheh hairin Canës

Menaxheri Ceylan Çalışkan është i sigurt se Galatasaray ka përfituar nga shqitja e Lorik Canës në Lazio. Sipas Çalışkan, falë mesfushorit kosovar, gjiganti turk ka marrë njërin nga portierët më të mirë në botë, Fernando Muslera. Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 13:53

Galatasaray ia ka pa hairin Lorik Canës, edhe pse nuk pati një sezon të mirë. Menaxheri Ceylan Çalışkan, që transferoi kosovarin nga Sunderland në klubit turk, është i bindur se Gallata ka përfituar nga shitja e 27 vjeçarit.

Sipas Çalışkan, falë reprezentuesit të Shqipërisë, gjiganti turk ka marrë njërin nga portierët më të mirë në botë, Fernando Muslera, i cili është i ri dhe më vonë mund të shitet shumë shtrenjtë.

“Cana ka luajtur me 30 për qind të kapacitetit të tij. Por, më e rëndësishmja është se Galatasaray ka përfituar nga transferim i tij në Lazio dhe nuk ka pasur humbje”, ka thënë Çalışkan për të përditshmen sportive turke Maraton.

“Falë Canës, në Galatasaray ka ardhur një portier i mirë siç është Muslera. Vetëm për ta transferuar Canën, Lazio ka hequr dorë nga Muslera, i cili kishte edhe një vit kontratë, duke i bërë presion atij që të shkojë në Galtarasay. E Muslera është një prej portierëve më të mirë në botë dhe është vetëm 25 vjeçar”, ka theksuar ai.

Çalışkan ka lavdëruar ish futbollistin e PSG’së, Marseilles dhe Sunderlandit. “Kualitetin e Canës e njeh krejt Evropa.

Është një futbollist që zgjon interesim të madh, por për shkak të rrethanave të sezonit të kaluar, në të cilat ishte klubi, nuk arriti të jetë i suksesshëm”, ka përfunduar menaxheri turk.

Pas një viti të kaluar në Galatasaray, Cana u transferua tek ekipi italian Lazio, me të cilin klub ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›