Pesë burgime të përjetshme për bandën e Gaxhait
10/03/2009 Prokuroria: Të pestë anëtarët e grupit të dënohen përjetë për vrasje e krime të tjera
Lindja e bandës në Vlorë dhe konflikti me Zan Çaushin për mbrojtjen e territorit
TIRANË- Prokurorja e Tiranës kërkoi dje deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasit Gazmir Braka (Gaxhai), Gazmend Nebiu, Armando Sulejmani, Sokol Sinomati, Edmond Leskaj. Që të pestë janë deklaruar nga ana e akuzës si pjesëtarë të bandës së Gaxhait, e krijuar në fund të marsit të vitit 1997 në qytetin e Vlorës. Ata kanë mbi shpinë sipas akuzës disa vepra penale të kryera në bashkëpunim. Kanë vrarë, vjedhur, rrëmbyer persona dhe në fund i thanë gjykatës se janë të pafajshëm. Për Prokurorinë gjithçka është vërtetuar nga deklarimet e dëshmitarëve para gjykatës. Ky proces ka zgjatur për vite me radhë, ndërkohë që një pjesë e të pandehurve janë vrarë, teksa kanë mbetur gjallë vetëm 5 prej tyre. Gaxhai që është kreu i grupit ndodhet në burg, ndërkohë që të tjerët në mungesë.
Krijimi i bandës
Akuza tha dje se në fillim të vitit 1997 kushtet e sigurisë publike në qytetin e Vlorës ishin përkeqësuar së tepërmi. Në këto kushte kur rendi dhe siguria publike nuk ekzistonin më, në qytet filluan të krijohen grupimet e para të personave të armatosur. Si pasojë dhe e hapjes së burgjeve në Shqipëri persona me precedentë penalë u lanë të lirë dhe filluan që të organizoheshin në grupe të vogla kriminale që më pas nga fundi i muajit mars 1997 në Vlorë u kristalizuan si banda të armatosura. Në qytetin e Vlorës në atë kohë filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe, grupi i Xhelitajve në lagjen “Centrale”, grupi i Zanit në lagjen “Cole” si dhe grupi i Gaxhait. Prokuroria sqaroi se ata u përqendruan kryesisht në ruajtjen që sipas tyre do t’i bënin qytetit nga forcat qeveritare të asaj kohe. Për të krijuar grupin, Gaxhai u kthye në fshatin Cerkovinë, nga kishte edhe origjinën. Në këtë fshat është bashkuar me shokët e tij të grupit për të vazhduar aktivitetin kriminal dhe ruajtur nga Zani Çaushi. Kjo dëshmi është dhënë nga kryeplaku i fshatit Bujar Bega dhe Shpëztim Ismaili një tjetër dëshmitar. Aktivitetin kryesor kriminal e kanë kryer në Cerkovinë e në zonat aty pranë.
Konflikti me Zan Çaushin
Aktiviteti i të pandehurve që bashkëpunonin në kuadrin e një bande të armatosur filloi të bëhej më i konsoliduar e më i planifikuar pas konfliktit që banda e Gaxhait pati me bandën e Zanit (Myrteza Caushi). Lindjen e konfliktit e ka shpjeguar një nga të pandehurit e grupit të Zanit, Pëllumb Bajrami. Nisja e konfliktit është pikërisht dita e vrasjes së Bernard Duckës (me nofkën Kuqo). Të pandehurit në kuadrin e bandës së armatosur përveç qëndrueshmërisë në bashkëpunimin për kryerjen e veprave penale, kishin dhe një organizim të planifikuar mirë. Kështu ata jetonin në atë periudhë së bashku në fshatin Cerkovinë. Gjatë ditës lëviznin të organizuar mirë me një grup makinash, frekuentonin gjithnjë të njëjtin lokal në atë fshat, lokalin e Hilmi Demës. Kështu Gaxhai gjithnjë lëvizte me persona të armatosur që e ruanin. Edhe mjetet me të cilat ata lëviznin në shumicën e veprave penale që ata kanë kryer ishin të njëjta duke treguar një qëndrueshmëri në aktivitetin e tyre. Jo vetëm nga dëshmia e Milto Kordhës, por dhe nga dëshmitë e shtetasve të tjerë të pyetur gjatë këtij gjykimi konfirmohet konflikti i ashpër me bandën e Zanit, por dhe faktin që të pandehurit kishin një organizim në funksion të veprimtarisë kriminale që kryenin dhe në funksion të rivalitetit që kishin me bandën kundërshtare atë të Zani Caushit. Siç edhe del nga ky gjykim, krijuesi dhe personi që organizonte gjithçka në këtë bandë ishte i pandehuri Gazmir Brakaj. Në të njëjtin rol rezulton të këtë qenë pozicionuar dhe shtetasi Alfred Nebiu (Kakami). Ndërsa të pandehurit Edmond Leskaj, Armando Suljemani, Sokol Sinomati dhe Gazmend Nebiu kanë qenë pjesëmarrës në këtë organizatë kriminale.