Rama thërret aleatët për Gërdecin
10/03/2009 Protesta e 15 marsit që do të organizojë Partia Socialiste solli dhe një panoramë të qartë të koalicionit me të cilën kjo parti do të konkurrojë në zgjedhjet e afërta parlamentare. Kështu, ishte vetë kreu socialist Edi Rama që zhvilloi një tryezë të përbashkët me krerët e koalicionit opozitar për të diskutuar rreth manifestimit të madh që do të zhvillohet më 15 mars, një vit pas tragjedisë së Gërdecit. Në këtë tryezë ishin të pranishëm gjithashtu edhe drejtues të organizatave joqeveritare e sindikatave. Të gjithë i janë përgjigjur thirrjes së PS-së për t’u bashkuar në manifestimin nën moton “Mos harro!” në përvjetorin e parë të tragjedisë së Gërdecit. Në këtë takim ishin: kryetari i PS-së Edi Rama, kryetari i PSD-së Skëndër Gjinushi, kryetari i PDS-së Paskal Milo, kryetari i G-99 Erion Veliaj, kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim Mehdi Pogaçe, Fiqiri Xibri nga Sindikata e Minatorëve, Rustem Peci e Idriz Shehi nga Komiteti Kombëtar i Veteranëve, kryetari i shoqatës “Gërdeci” Gëzim Gjoni, Kolë Nikolla nga Konfederata e Sindikatave. Krahas deklaratave mbi organizimin e këtij manifestimi nuk kanë munguar dhe kundërpërgjigjet mbi një tjetër protestë, e thirrur po nga një parti e majtë, në po të njëjtën ditë.
Qëndrimi
“15 marsi është dita për të mos harruar. Është dita për t’u bërë të gjithë bashkë në kujtim të atyre që humbën jetën në një tragjedi jonatyrore. Në mbrojtje të së ardhmes së këtij vendi, duke mbrojtur jetën e të gjithëve dhe duke e garantuar atë përmes një cilësie të re jetese dhe bashkëjetese, qytetare e demokratike. Shqipëria e shumë plagëve të hapura më 15 mars i kthehet një plage që mund të mbyllet kur të bëhet drejtësi, kur e vërteta të zbardhet plotësisht dhe kur të gjithë përgjegjësit të marrin atë që u takon”, - u shpreh kreu socialist Edi Rama. Sipas tij, kjo mund të mbyllet vetëm kur të gjitha familjet e dëmtuara të kthehen në normalitet. “Kur e ardhmja e të gjithë jetimëve të jetë e siguruar. Këtë nuk mund ta bëjë askush tjetër përveç shtetit dhe nëpërmjet qeverisë së re që ne të gjithë së bashku do të ndërtojmë me votën e 28 qershorit”, - theksoi Rama.
Akuza
Në deklaratën e tyre krerët e majtë janë ndalur dhe te protesta që do të organizojë nga ana e tij koalicioni i drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. “Për fat të keq, gjërat janë kështu. Vija që ndan të shkuarën me të ardhmen, që ndan koalicionin e së shkuarës me bashkimin e ri për të ardhmen, është e qartë për të gjithë çdo ditë e më shumë”, - vuri në dukje Rama duke komentuar një çështje të tillë. Nga ana e tij kreu i “G-99” Erion Veliaj vijoi sërish kundërvënien me kreun e LSI-së Ilir Meta. “E duam shumë Shqipërinë që ta lëmë në dorë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që të përsëritet sërish Gërdeci. Zoti Meta është tashmë anëtar i kabinetit të qeverisë Berisha me funksion punët opozitare, ashtu si Pango për kulturën dhe Xhuveli për mjedisin. Ky është ministri 15-të. Por, e theksoj, se e duam shumë Shqipërinë që ta lëmë në dorë të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Nuk besoj se do të ketë përplasje. Ne problemin nuk e kemi me Nënë Terezën, por me Sali Berishën dhe protestën e kemi te dera e Sali Berishës, jo tek e Nënë Terezës.” Sipas tij, është normale që dhe qeveria të bëj antimiting me rastin e 15 marsit.