Peshëngritje, Romela Begaj e 4-ta në Botërorin e Koresë
Autori i Lajmit: Redaksia
Gojang – Peshëngritësja e talentuar shqiptare, Romela Begaj, ka arrituar të marrë vendin e katërt në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Gojang në Koresë së Jugut, duke u përmirësuar me dy vende nga rezultati i Lojërave Olimpike të Pekinit. Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka qenë mjaft pranë zonës së medaljeve, në Botërorin që po zhvillohet në Azi nga data 20-29 në Gojang të Koresë së Jugut. Sportistja kuqezi ka dalë e katërta në peshën 58 kg, me një total prej 207 kg në dygarësh. Peshëngritësja 23-vjeçare, e cila u rendit e gjashta në botë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, ka ngritur 95 kg, duke humbur podiumin vetëm për një kilogram në shkëputje. Ndërsa në stilin e shtytjes, gara ka qenë edhe më e ashpër dhe Romela Begaj ka ngritur në përfundim 112 kg në total. Në këtë kategori peshe kanë konkurruar gjithsej 24 peshëngritëset më të mira të botës. Sekretari i Federatës së Peshëngritjes, Ilir Kraja, u shpreh se “ajo është renditur e katërta në botë, çka përbën një përmirësim prej dy vendesh krahasuar me Lojërat Olimpike të 2008-s dhe që premton mjaft për ato të ardhshmet, “Londër 2012” . Ndërkohë, vetë Begaj, para pak ditësh, kishte deklaruar se synonte medalje në këtë kampionat, por nuk ka arritur të realizojë objektivin e saj, megjithëse vendi i katërt mund të cilësohet një pozicion i mirë. Shqipëria do të përfaqësohet me 3 prej sportistëve të saj më të mire në këtë kampionat botëror. Përveç Romela Begajt, për Shqipërinë do të konkurrojnë edhe Erkand Qerimaj, në peshën deri në 77 kg, dhe Ervis Tabaku, në peshën deri në 85 kg. Tre sportistët shoqërohen edhe nga trajnerët e tyre, Zef Kovaçi, Sokol Bishanaku dhe Hektor Shaqiri.
Përmirëson Pekinin
Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj bëri një paraqitje të pëlqyeshme, duke zënë vendin e gjashtë në Lojërat Olimpike në peshën deri në 58 kg, çka është rezultati i parë i madh në peshëngritjen për femra, duke marrë në konsideratë dy rezultatete arritura më parë për shtangistët meshkuj: Ymer Pampurin, rekord olimpik në “Munih 1972” dhe Ilirjan Sulin, vendi i pestë në “Sidnej 2000”. Begaj, një nga peshëngritëset më të talentuara dhe e para femër e kualifikuar direkt në “Pekin 2008” ngriti në total 216 kg: 98 kg në shkëputje dhe 118 në shtytje, duke lënë pas peshëngritëse polake, rumune e ekuadoriane. Në stilin e shkëputjes, Begaj arriti të njëjtin rezultat sa dhe vendi i dytë e i tretë, por pesha më e madhe trupore (57.56 kg), e ka renditur në vendin e katërt pas koreanoveriores O Jong, (57.15) dhe tajlandezes Uande Kameiam (57.25). Begaj në stilin e shkëputjes kaloi fillimisht në provën e parë 95 kg, në të dytën bëri po mirë me 98 kg, por kur shtanga ishte 100 kg, muskujt e Romelës nuk e përballuan dot atë. Në stilin e shtytjes, Begaj e nisi me 110 kg, duke e kaluar me lehtësi. Edhe në dy provat e tjera me 115 kg dhe 118 kg, ish-artistja e cirkut të Tiranës, e trajnuar nga Hektor Shaqiri, nuk pati asnjë problem. Ky është dhe rezultati më i mirë se ai i arritur në Lojërat Olimpike të Pekinit.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009