E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatarët e anijes “Centarium 2” kapin një peshkaqen

Vlorë - Peshkatarët e anijes “Centarium 2“ kanë kapur në rrjetat e tyre një peshkaqen që është i pari i këtij lloji e i këtyre përmasave që është kapur në brigjet shqiptare. Peshkaqeni, rreth 8 metra i gjatë, peshon rreth 600 kg, ndërsa janë dashur 10 burra që ta ngrenë atë në bashin e anijes. Peshkaqeni është kapur dy ditë më parë, në afërsi të Kepit të Gjuhëzës. Koha e keqe ka bërë që peshkatarët të mos e sjellin specien e rrallë në breg qysh ditën që e kapën. Kjo ka bërë që peshkaqeni të prishet në disa pjesë të kokës, si pasojë e përplasjeve me shkëmbinjtë në kohën kur anija “Centarium 2” ka qenë e ankoruar. Peshkaqeni është i llojit “Pëllumb” dhe tërësisht i bardhë. Sipas tyre, ky lloj peshkaqeni është mjaft i rrezikshëm, pasi goja e tij hapej me një diametër rreth 1 metër dhe dhëmbët ishin të gjatë e të mprehtë. Për kapitenin e anijes “Centarium 2”, Nazir Habibi, prezenca e të tilla specieve në afërsi të bregut të Karaburunit është një element frike për zhytësit. Mishi i tij do të shitet me 20 mijë lekë kilogrami.

12 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›