E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkatarët gjejnë një kafkë në rrjetat e peshkut



Një kafkë është zbuluar nga disa peshkatarë, ndërsa ata kishin mbledhur rrjetat për peshkim. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Shëngjin, kur një nga peshkarexhat e dala për peshkim ka zbuluar mes peshkut një kafkë. Pas kësaj, u njoftua me urgjencë policia lokale, e cila shkoi në vendin e ngjarjes. Kafka e gjetur u dërguar në morgun e qytetit për ekzaminime. Nuk ka ende asnjë të dhënë rreth asaj që është gjetur, pasi policia deklaron se do të priten të gjitha ekzaminimet e nevojshme përpara se të dilet me një deklaratë. Do të jenë ditët në vazhdim ato që do të japin një informacion në lidhje me këtë ngjarje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›