Vendimi: Tri paga mujore shpërblim për punonjësit e “Albtelekom”-it
Këshilli i Ministrave përcakton shpërblimet pas privatizimit të kompanisë. Punonjësit e niveleve drejtuese do të përfitojnë katër paga mujore
Shaban Sulçe
Qeveria ka vendosur dhënien e shpërblimeve përfundimtare për punonjësit e kompanisë “Albtelekom”, pas privatizimit të këtij të fundit nga ana e kompanisë turke “Çalik”. Projektvendimi i Këshillit të Ministrave parashikon dhënien e tri pagave mujore shpërblim për të gjithë punonjësit e kësaj kompanie. Ndërkohë shpërblimi arrin në nivelin e katër pagave mujore për punonjësit në nivel drejtues, për drejtorin e Përgjithshëm si dhe për anëtarët e Këshillit Mbikwqyrës dhe të Grupit të Negociimit të kontratës për blerjen e aksioneve të kësaj kompanie. Sipas Nenit 3 të vendimit të qeverisë, këtë shpërblim e përfitojnë të gjithë punonjësit dhe drejtuesit e “Albtelekom”-it, të cilët kanë qenë në marrëdhënie pune në datën e nënshkrimit të kontratës së blerjes së aksioneve të kësaj shoqërie. Bëhet fjalë për 2300 punonjës, të cilët do të përfitojnë nga ky vendim.
Shpërblimi
Dhënia e shpërblimeve në nivelin e tri pagave mujore për punonjësit dhe katër pagave mujore për drejtuesit arrin shifrën e 3 milionw dollarëve, konkretisht 286 213 866 lekëve. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ky fond do të përballohet nga të ardhurat që janë siguruar pas privatizimit të “Albtelekom”-it. Masa e shpërblimit për punonjësit e “Albtelekom”-it gjithsesi ka diferencë me atw qw u wshtw premtuar kwtyre punonjwsve nga qeveria gjatë vitit të kaluar. Punonjësve të “Albtelekom”-it iu premtua dhënia e 5 pagave mujore shpërblim, ndërkohë që një gjë e tillë u vendos edhe nga Këshilli Mbikwqyrës i Privatizimit të “Albtelekom”-it, i cili me Vendimin Nr. 17 dhe 17/1, datë 12.06.2007, “Mbi shpërblimin e punonjësve të “Albtelekom”-it dhe EagleMobile”, përcaktonte dhënien e 5 pagave mujore shpërblim.
Protestat
Në fillim të këtij viti, sindikata e punonjësve të “Albtelekom”-it paralajmëroi zhvillimin e protestave. Shkaku i këtyre protestave ishte i lidhur me vonesat e qeverisë për t’u akorduar punonjësve shpërblimet që u takonin pas privatizimit të kësaj kompanie. Në një prononcim për gazetën “Albania” gjatë muajit janar, kryetari i kësaj sindikate, Ylli Balta, deklaroi:
“Qeveria aktuale deklaroi dhe premtoi se brenda vitit 2007 do t’u jepte punonjësve të këtij institucioni shpërblimin që u takonte pas privatizimit. Por deri sot një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Qeveria e shkeli premtimin dhe punonjësit ende nuk kanë marrë pagat e premtuara, për më tepër nuk e dimë se kur do të ndodhw marrja e tyre. Si rezultat i këtij ngurimi, sindikata e “Albtelekomit” do të hidhet shumë shpejt në protesta ndaj qeverisë “Berisha”, duke i kërkuar që të realizojë premtimin e dhënë”. Gjithsesi, vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave duket se ka sheshuar paralajmërimin e punonjësve të “Albtelekom”-it për të protestuar.
13 Mars 2008