E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotografimi i makinave, në 4 muaj vendosen 12 mijë gjoba

18/05/2010 Ali Yzeiri sqaron situatën rrugore

TIRANE- Gjatë këtyre katër muajve, policia ka dokumentuar me aparatura fotografike rreth 12 mijë shkelje në rrugët e kryeqytetit të drejtuesve të automjeteve. Nëpërmjet këtyre aparaturave të instaluara së fundi në disa segmente në Tiranë, janë vendosur me mijëra gjoba, si dhe në të njëjtën kohë është penalizuar edhe drejtuesi i mjetit, duke ja hequr patentën. Një gjë të tillë e ka bërë me dije shefi i njësisë teknike operacionale Ali Yzeiri, i cili është shprehur se shumë nga gjobat i janë dërguar me postë drejtuesve të mjeteve. Sipas tij, dikur ka pasur shumë probleme për gjobitjen e drejtuesve të mjeteve, por tashmë kjo gjë po minimizohet pasi shkeljet regjistrohen në aparatin me reze që vendoset në anë të rrugës. Alia ka nënvizuar se veç këtij problemi kamerat dixhitale kanë shmangur edhe abuzimin që shpesh herë janë krijuar mes shoferëve dhe policëve rrugorë. Yzeiri tha se kjo metodë e re ka ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve dhe për pasojë kjo gjë ka ndikuar në uljen e aksidenteve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›