Peticioni i gazetarëve: “Të mbrohet liria e medias dhe fjalës së lirë në Shqipëri”
136 gazetarët: “Dënojmë aktet e dhunës dhe presionin e qeverisë ndaj medias”
136 gazetarë shqiptarë, të medias së shkruar dhe asaj vizive, kanë nënshkruar dje një peticion ku bëjnë apel për mbrojtjen e lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Shqipëri. Nëpërmjet këtij peticioni gazetarët kanë dënuar aktin e rrahjes së kolegut të tyre Mero Baze, ndërkohë që kanë shpallur nisjen e një aksioni të përbashkët për të vendosur standarde të reja për lirinë e shtypit në Shqipëri. Gazetarët kanë shprehur gatishmërinë për të rritur presionin mbi qeverinë dhe Parlamentin lidhur me standardet e ulëta të lirisë së shtypit në vendin tonë. Ata kanë kërkuar me urgjencë hartimin dhe miratimin e një ligji me standarde europiane për shtypin, si dhe dhënien e statusit për gazetarët.
Peticioni
”Ne, gazetarët shqiptarë të poshtëshënuar, të shqetësuar nga përkeqësimi në rritje i klimës për lirinë e shtypit në vendin tonë, të alarmuar nga thirrjet publike të përfaqësuesve të shumicës në pushtet pro dhunës ndaj medias, të shokuar nga thirrje të pronarëve të mediave proqeveritare për dhunim të gazetarëve, të indinjuar nga indiferenca e Policisë në mosarrestimin e dhunuesve të gazetarit Mero Baze dhe të ndjerë të injoruar nga qeveria shqiptare në përpjekjet tona për të shkuar drejt të vërtetave me interes publik, bashkohemi në këtë thirrje publike që synon nisjen e një aksioni të përbashkët për të vendosur standarde të reja për lirinë e shtypit në Shqipëri.
Nisur nga fakti që Shqipëria tani është vend anëtar i NATO-s dhe ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, ne gazetarët shqiptarë shprehim angazhimin tonë për të rritur presionin mbi qeverinë, Parlamentin dhe opinion publik, lidhur me standardet e ulëta të lirisë së shtypit në vendin tonë. Shqipëria ka bërë hapa të theksuar mbrapa në klasifikimin botëror të lirisë së shtypit gjatë vitit që shkoi, ndërkohë që ngjarje të reja e bëjnë dhe më pesimiste të ardhmen e lirisë së shtypit. Gazetarët shqiptare po ndeshen përditë me një regjim politiko – mediatik, ku mbizotëron përpjekja për të mbajtur nën kontroll me të gjitha mjetet fjalën e lirë dhe gazetarinë kritike e investigative. Gazetarët shqiptarë janë ndeshur gjatë kohëve të fundit me dhunë fizike, me presione për ndryshim të politikës editoriale përmes paralajmërimeve apo dorëheqjeve të detyruara të gazetarëve të njohur, me qëndrime selektive të qeverisë në orientimin e tregut të reklamave për operatorët televizivë dhe shtypin e shkruar dhe me një inkurajim të dukshëm të shumicës në pushtet për gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve kritikë apo dhe dhunën fizike ndaj tyre. Në shumicën e rasteve këto fushata janë udhëhequr nga vetë kryeministri Berisha, i cili ka agresuar me emër dhe ka fyer gazetarë të njohur të medias shqiptare për shkak të qëndrimeve të tyre editoriale. Qëndrime të tilla ne i kemi parë si inkurajim dhe për akte të tjera të dhunës mbi gazetarët, të cilat qeveria ka bërë përpjekje t’i justifikojë duke fajësuar median. Po ashtu shqetësuese kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë presionet mbi bizneset e medias kritike me qeverinë, të cilat janë shfaqur në formën e prishjes së kontratave afatgjata të investimeve, zhvendosjes së dhunshme të selive të redaksive dhe studiove televizive kritike me qeverinë, si dhe prishje arbitrare të antenave të televizioneve që nuk konsiderohen nën kontroll të qeverisë. Ne kërkojmë sa më shpejt të jetë e mundur të fillojë procesi i hartimit të një ligji perëndimor për shtypin, sipas gjithë standardeve të Bashkimit Europian, ku të garantohet statusi i gazetarit dhe t’i garantohet atij e drejta për informim dhe akses të pakushtëzuar në informacionin zyrtar. Në kushtet e një shoqërie me probleme të forta të lidhjes së politikës me krimin dhe nivelit të lartë të korrupsionit, ne inkurajojmë një ligj, i cili në rastet e ballafaqimit të gazetarëve me personat e prekur, të kalojë barrën e provës tek organet e hetimit, të cilat duhet të provojnë përmes mekanizmave të hetimit të vërtetë mbi problemet e ngritura nga media. Kjo do t’i jepte fund instalimit të një sistemi vetëgjyqësie që qeveria duket se po inkurajon përmes shmangies së kuadrit ligjor për median dhe mbylljen e çdo aksesi për informacion zyrtar te media. Ne gazetarët shqiptarë angazhohemi për ndërtimin sa më të shpejtë të një sistemi vetërregulles të institucioneve të medias, duke inkurajuar krijimin e një organizate ombrellë që të përfaqësojë gazetarët shqiptarë në debatin e tyre publik për lirinë e medias dhe vendosjen e standardeve të denja për një vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ky sistem nuk do të vetëkufizohet vetëm në organizata sindikaliste, por, mbi të gjitha, në një organizatë që mbron parimet e lirisë së shtypit dhe standardet e etikën e një shtypi perëndimor.
Ne, gazetarët shqiptarë, angazhohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për një cilësi të re të shtypit në Shqipëri dhe lirisë së fjalës, e cila po vihet në rrezik nga këta hapa të dukshëm mbrapa që po bën liria e shtypit në këtë vend. Ne, gazetarët shqiptarë, kërkojmë mbështetjen e organizmave ndërkombëtarë si Bashkimi Europian, OSBE, Departamenti Amerikan të Shtetit, si dhe të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare për lirinë e medias, si Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, organizata ‘Reporterë pa kufij’, për të na mbështetur dhe ndihmuar në përpjekjet tona për mbrojtjen e lirisë së shtypit në Shqipëri dhe arritjen e standardeve perëndimore. Ne, gazetarët shqiptarë, i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të reflektojë në kursin e saj negativ ndaj lirisë së medias dhe në imitimin e keq të standardeve të Republikave ish-Sovjetike për një vend që kërkon t’i bashkohet Perëndimit. Ne mbetemi të vendosur deri në fund në betejën tonë”.
Emrat e gazetarëve që kanë nënshkruar peticionin
Andi Bushati
Aleksandër Çipa
Arban Hasa
Rudina Xhunga
Andrea Stefani
Armand Shkullaku
Sokol Balla
Preç Zogaj
Besnik Mustafaj
Andi Tela
Skënder Minxhozi
Pirro Misha
Ylli Rakipi
Anila Basha
Lorenc Vangjeli
Alfred Peza
Mustafa Nano
Arian Çani
Mimoza Dervishi
Mentor Kikia
Bledar Zaganjori
Lutfi Dervishi
Monika Stafa
Ilir Paço
Valbona Kurti
Rezeart Xhaxhiu
Pandi Gjata
Roland Qafoku
Patrik Sadikaj
Dardan Malaj
Altin Kreka
Mimoza Picari
Marin Mema
Klodiana Kapo
Klodian Tomorri
Alma Demiraj
Sali Juniku
Elert Yzeiri
Sonila Agostini
Gazmend Janku
Donald Jorgoni
Gjergj Erebara
Kamber Velaj
Mira Kazhani
Anila Rama
Blerina Moka
Genti Dervishi
Roland Zili
Tedi Blushi
Kujtim Boriçi
Darina Tanushi
Ilda Lumani
Altin Latifi
Genc Kondi
Gerti Xhaja
Elira Canga
Admirina Peçi
Fatmira Nikolli
Trëndafile Visha
Olsi Kolami
Gent Dervishi
Karolina Risto
Ardi Bita
Rildo Ngjela
Jonida Shehu
Ened Janina
Adrian Thano
Eglantina Bardhi
Fejzi Braushi
Fatjon Cuka
Flamur Vezaj
Dashamir Biçaku
Nevila Perndoj
Elona Demollari
Emirjon Senja
Yllka Lezo
Bardhi Quku
Arben Rrozhani
Arlinda Gjypi
Armando Meta
Albert Gjoka
Laureta Rryçi
Ervin Koçi
Eljona Ballhysa
Shaban Sulçe
Dash Frashëri
Emanuela Sako
Jonida Tashi
Blerina Olldashi
Izaura Ndoj
Arion Sulo
Aleksandra Bogdani
Florion Serjani
Julian Llupo
Lindita Çela
Erjona Rusi
Eni Muçi
Marsel Lela
Petrika Grosi
Leonard Bakillari
Sonila Merolli
Enton Palushi
Fitim Zekthi
Dhurata Hamzai
Nada Gurashi
Bledar Lumani
Çelo Hoxha
Olta Blaceri
Alma Cupi
Blerta Gjermeni
Edlira Prendi
Valmira Dalipi
Aulona Kadillari
Erblina Prifti
Saimir Sula
Leftion Peristeri
Rajmonda Lajthia
Merita Haklaj
Sadiela Olloni
Erida Gjermeni
Ornela Joti
Keti Banushi
Stanela Kostollari
Dafina Hysa
Andi Nuraj
Klodiana Bufi
Edvin Peci
Elvin Luku
Gent Hazizi
Nolian Lole
Rovena Moçka
Dritan Dango
Dalina Çarçani
Lorenc Shehu
Harbi Aliaj
Brikena Kuka
9 Nentor 2009