E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet e ciklit të dytë, Masterat dhe diplomat e nivelit të dytë, zbardhet vendimi për tarifat e studimit



Jonida Tashi

Zbardhet vendimi i qeverisë që detajon se sa do të kushtojnë studimet Master i Nivelit të Parë dhe Diploma e Nivelit të Dytë në të gjitha universitetet publike të vendit, për vitin akademik 2009-2010. Bëhet fjalë për tarifa të larta studimi, që do t’i zbrazin mirë xhepat e kandidatëve që do t’i ndjekin studimet e ciklit të dytë. Kështu, në vija të përgjithshme, tarifat e studimit do të variojnë nga 30 000 lekë deri në 200 000 mijë, por ato ndryshojnë jo vetëm nga njëri universitet në tjetrin, por edhe brenda të njëjtit universitet. Ndërkohë që edhe më të larta janë vendosur tarifat e studimit, për kandidatët që do të vijojnë Masterin e Nivelit të Parë (MNP) ose Diplomën e Nivelit të Dytë (DND) si program të dytë studimi.
Përjashtimi nga tarifa
Të vetmit kandidat që do të lehtësohen nga taksat e larta e shkollimit për studimet e ciklit të dytë, do të jenë ata që u përkasin shtresave sociale ose kanë notë të mirë mesatare. Sipas vendimit të qeverisë, nr.984, datë 30 shtator 2009, “Për kuotat dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë, për ciklin e dytë të studimeve dhe Master i Nivelit të Parë, me kohë të plotë, për vitin akademik 2009-2010”, kandidatët, që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë në universitetet publike, dhe që u përkasin shtresave sociale si: të verbër, të shurdhër, invalidë, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuara, fëmijë romë, ballkano-egjiptianë apo fëmijë të policëve të rënë ose të plagosur, për shkak të detyrës, e të ish-të përndjekurve politikë, paguajnë një kuotë, në masën 50 për qind të tarifës së shkollimit. Këtë të drejtë do ta kenë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave sociale. Sipas vendimit të qeverisë, studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Ndërsa studentët përsëritës, i nënshtrohen tarifës së shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdojnë rregullisht studimet.
Studentët e shkëlqyer
Më të privilegjuar nga tarifa e shkollimit do të jenë studentët e shkëlqyer. Kështu, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave, në çdo program studimi në ciklin e dytë të studimeve, me kohë të plotë, në vitin akademik 2009-2010, studentët e vitit të parë, që kanë përfunduar shkëlqyeshëm ciklin e parë të studimeve (fakultetin e parë), dhe studentët e vitit të dytë, që kanë përfunduar shkëlqyeshëm vitin e parë, nuk e paguajnë tarifën e studimit për vitin akademik 2009-2010. Për shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në universitetet publike të vendit, qeveria ka vendosur që ata t’i nënshtrohen së njëjtës tarifë studimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, me marrëveshje zyrtare shtetërore janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit. Kurse studentët që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimit, të ciklit të dytë, në një program tjetër studimi në universitetet publike, do të paguajnë tarifën e përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.

TARFIAT E STUDIMIT PËR DIPLOMËN E NIVELIT TË DYTË (DND)

Tarifat vjetore të shkollimit për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, DND, në vitin akademik 2009-2010, do të jenë:

Në Universitetin e Tiranës

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Fizikë 44 000 lekë
Matematikë 40 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 56 000 lekë
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Të gjitha programet e studimit 48 000 lekë
Në Fakultetin Histori-Filologji
Arkeologji 72 000 lekë
Trashëgimi kulturore 72 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 48 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave Sociale
Të gjitha programet e studimit 60 000 lekë

Në Universitetin Politeknik të Tiranës

Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit
Të gjitha programet e studimit 56 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike
Të gjitha programet e studimit 48 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
Të gjitha programet e studimit 40 000 lekë
Në Fakultetin Gjeologji-Miniera
Të gjitha programet e studimit 40 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Të gjitha programet e studimit 60 000 lekë

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit
Të gjitha programet e studimit 36 000 lekë
Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Të gjitha programet e studimit 40 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave Pyjore
Të gjitha programet e studimit 36 000 lekë
Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Të gjitha programet e studimit 48 000 lekë

Në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
Të gjitha programet e studimit 40 000 lekë

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Të gjitha programet e studimit 50 000 lekë

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Të gjitha programet e studimit 50 000 lekë

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Matematikë e zbatuar 40 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 50 000 lekë

TARIFAT E STUDIMIT PËR MASTERIN E NIVELIT TË PARË

Tarifa vjetore e shkollimit për programet e studimit Master i Nivelit të Parë, me kohë të plotë, në të gjitha universitetet publike të vendit, për vitin akademik 2009-2010, do të jenë:

Për programet e studimit Master i Nivelit të Parë në Mësuesi, për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë është:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë
apo kombinimet e tyre 30 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera 40 000 lekë

Për programet e studimit Master i Nivelit të Parë në Mësuesi, për Arsimin e Mesëm është:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë
apo kombinimet e tyre 40 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera 45 000 lekë

Për të gjitha programet e tjera Master i Nivelit të Parë 60 000 lekë

TARIFAT E STUDIMIT PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI NË DND

Tarifa vjetore e shkollimit për programet e dyta të studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, DND, për vitin akademik 2009-2010, do të jetë:

Në Universitetin e Tiranës

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Fizikë 95 000 lekë
Matematikë 95 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 150 000 lekë
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë
Në Fakultetin Histori-Filologji
Arkeologji 200 000 lekë
Trashëgimi kulturore 200 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 95 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave Sociale
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në Universitetin Politeknik të Tiranës

Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit
Të gjitha programet e studimit 200 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike
Të gjitha programet e studimit 200 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike
Të gjitha programet e studimit 150 000 lekë
Në Fakultetin Gjeologji-Miniera
Të gjitha programet e studimit 150 000 lekë
Në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Të gjitha programet e studimit 250 000 lekë

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit
Të gjitha programet e studimit 150 000 lekë
Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Të gjitha programet e studimit 200 000 lekë
Në Fakultetin e Shkencave Pyjore
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë
Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Të gjitha programet e studimit 95 000 lekë

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Matematikë e zbatuar 80 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 95 000 lekë

TARIFAT E STUDIMIT PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI NË MNP
Tarifa vjetore e shkollimit për programet e dyta të studimit Master i Nivelit të Parë, me kohë të plotë, në të gjitha universitetet publike të vendit, për vitin akademik 2009-2010, do të jenë:

Për programet e studimit Master i Nivelit të Parë në Mësuesi, për Ciklin e Lartë të Arsimit Bazë është:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë
apo kombinimet e tyre 60 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera 80 000 lekë

Për programet e studimit Master i Nivelit të Parë në Mësuesi, për Arsimin e Mesëm është:
Për lëndët Fizikë, Matematikë, Informatikë
apo kombinimet e tyre 80 000 lekë
Për të gjitha programet e tjera 100 000 lekë

Për programet e tjera Master i Nivelit të Parë
Në fakultetet e Infermierisë 200 000 lekë
Të gjitha programet e tjera 100 000 lekë

7 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›