Shembet sërish tuneli i Thirrës, mbetet mister kostoja e dëmeve
Punonjësit e “Bechtel & Enka” pohojnë prishjen e 70 metrave në tunel. Shtohen dyshime për sigurinë. Ministria nuk jep afate për riparimet
MIRDITË – Tuneli që ka kushtuar qindra milionë euro pritet të gllabërojë sërish miliona të tjera. Tri ditë më parë është regjistruar një tjetër shembje në brendësi të tij, duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve. Sipas dëshmive të dhëna në media nga persona të pranishëm, tavanet e tunelit, në një gjatësi prej 70 metrash linearë, janë shembur duke shtyrë edhe për disa kohë hapjen e tij dhe qarkullimin normal të mjeteve në drejtim të Kukësit dhe anasjelltas. Kompania ndërtuese “Bechtel & Enka” nuk e ka e konfirmuar zyrtarisht këtë problem dhe nuk ka pranuar që të japë sqarime rreth tij.
Deklarata
Që prej datës 11 tetor të këtij viti është bllokuar lëvizja në tunel. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, doli publikisht dhe sqaroi se po bëhen disa punime nga kompania që ndërton objektin, por ai nuk dha asnjë datë konkrete se kur do të përfundojnë këto riparime. “Tuneli do të mbyllet me qëllim që t'i jepet mundësi kompanisë ndërtuese të përfundojë instalimin e pajisjeve elektromekanike, të domosdoshme për funksionimin e tij, si dhe për të sistemuar presionin e krijuar nga një shtresë gjeologjike, jo e qëndrueshme, në një segment të vogël, një situatë kjo e paparashikuar, për të cilën kontraktori po punon në vijimësi”, - tha zoti Olldashi. Duke qenë se pushimet do të kryhen në të dy tubat, kalimi në segmentin Rreps - Kalimash do të jetë i pamundur për një periudhë disajavore”. Ministria e Transporteve sugjeroi që kalimi do të bëhet pjesërisht përmes aksit të vjetër rrugor, në drejtimin Morinë-Kukës-Shpal-Rreps-Rrëshen-Milot dhe anasjelltas.
Kostoja
Tuneli i Thirrës dhe e gjithë rruga nga Rrësheni në Kalimash ka gllabëruar qindra milionë euro deri tani. Askush nuk jep një të dhënë zyrtare se sa para të tjera do të hidhen për përfundimin e plotë të tij. Projekti i pretenduar nga ana e qeverisë gjatë zbatimit të tij ka dalë me kleçka, të cilat i kushtojnë buxhetit të shtetit edhe dhjetëra milionë euro të tjera. Pak kohë më parë mediat lajmëruan se kompania “Bechtel & Enka” ka thirrur një specialist amerikan për të bërë ekspertizën e tunelit më të gjatë në Ballkan. Emri i tij është Arnold Dix dhe njihet me famë botërore në fushën e infrastrukturës nëntokësore dhe të sigurisë. Ai pa me vëmendje njërin nga tunelet, i cili kishte përfunduar në atë kohë dhe u largua sërish pa dhënë asnjë garanci publikisht për sigurinë në qarkullimin e mjeteve. Një dyshim i tillë, i ngritur edhe nga opozita, u faktua më vonë, kur vetë ministri i Transporteve, zoti Sokol Olldashi, deklaroi mbylljen e përkohshme të tunelit për shkak të disa punimeve që po bëhen brenda tij.
Specialistë që kanë punuar në hapjen e tunelit të Kalimashit kanë bërë të ditur se shpejtësia në kryerjen e punimeve për shkak të inaugurimit që u bë në prag të fushatës elektorale, lënë shteg për të dyshuar në sigurinë e tunelit.
Punimet për shpimin e tunelit të Kalimashit kanë përfunduar mëngjesin e 25 majit, ndërkohë që përurimi simbolik i bashkimit të të dyja anëve të tunelit është bërë më 31 maj në një ceremoni, ku morën pjesë kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës, Berisha e Thaçi.
Të dhëna për tunelin
Tuneli fillon poshtë malit të Rrunës, në afërsi të Kalimashit, në lartësinë 831 metra mbi nivelin e detit dhe çan tejpërtej Qafën e Kumbullës për të dalë në fshatin Thirrë të Mirditës, me një lartësi mbidetare prej 750 metrash. Shpërthimi i parë i fillimit të gërmimit të tunelit Thirrë-Kalimash, 5.65 kilometra, u krye më 25 maj të vitit 2007, në hyrje të kësaj vepre të re. Ai është ndër tunelet më të gjata në gjithë rajonin e Europës Juglindore. Specialistët që janë marrë me studimin e rrugës Durrës-Kukës kanë hedhur dyshime për zhvendosje të aksit të tunelit dhe zgjatjen e tij, duke mos marrë parasysh projektet e bëra më parë. Ata pretendojnë se gjatësia e tunelit duhej të ishte më e vogël se 5 kilometra. Por, tashmë që ka përfunduar tuneli i parë dhe kanë përfunduar afatet e deklaruara për mbarimin e tunelit të dytë, kanë dalë në skenë të papritura teknike, të cilat po i shtohen shifrës marramendëse të ndërtimit të këtij objekti.
7 Nentor 2009