SHBA shton masat e sigurisë
FBI-ja dhe Departamenti amerikan i Shtetit po punojnë për përforcimin e masave të sigurisë në Shtetet e Bashkuara, me rastin e 10-vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave janë rritur kontrollet në aeroporte, në stacionet kryesore hekurudhore, në të gjitha pallatet qeveritare dhe për ngjarjet më të rëndësishme sportive.
Zyrtarët amerikanë të sigurisë deklarojnë se nuk ekziston asnjë alarm specifik, nuk ka frikë për atentate spektakolare, por për aksione individuale.
Ky përvjetor i sulmeve të 11 shtatorit, që u morën jetën pothuajse 3 mijë vetëve, është i pari që pas vrasjes së Osama bin Laden, sheiku i terrorit që konsiderohet si arkitekti i tyre.
Këtë herë, në zonën ku ngriheshin dy kullat binjake, Ground Zero, presidenti amerikan Barack Obama do të jetë i pranishëm bashkë me paraardhësin e tij, George W. Bush, kryetarin e bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg dhe një nga figurat kyçe të asaj kohe, Rudolph Giulianin.