E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e deputetit, kontrolle në Kapshticë e Qafë Thanë

Ne Kapshtice e Qafe Thane kane filluar kontrollet e te gjitha automjeteve për ndonjë shenjë të mundshme që mund të cojë tek autori i vërtetë i krimit te se shtunes ku viktime mbeti deputeti socialist Fatmir Xhindi 

KORCE-Ekzekutimi mbrëmjen e së shtunës i deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi nga persona te panjohur që janë në ndjekje nga policia, ka bërë që në të gjitha akset nacionale te ngrihen postblloqe te shumta policie. Ne Kapshtice e Qafe Thane kane filluar kontrollet e te gjitha automjeteve për ndonjë shenjë të mundshme që mund të cojë tek vrasësi i vërtetë. Madje në këto pika doganore, njëra që të lidh me Maqedoninë dhe tjetra me Greqinë është vendosur edhe gjendje gadishmerie.
Policia e shtetit ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 06941 03251 dhe 06941 07 507 për informatorët e atentatorit dhe një shpërblim prej 250 mijë eurosh.
Prokuroria ka ngritur 4 pista hetimi, të cilat zyrtarisht nuk I bën të ditur. Burime konfidenciale kanë bërë të ditur se pistë parësore është ajo e nëj konflikti mbi pronësinë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi u vra me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës pranë banesës së tij në Roskovec, të Fierit nga persona që ende nuk njihen. Ndërkohë, Policia dhe prokuroria ka ngritur një grup hetimor me specialistët më të mirë të fushës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›