Petrit Vasili ndjek punimet te "Nënë Tereza"
Më në fund godina e re në mes të spitalit të Tiranës do të inaugurohet në muajin mars. Kjo është pak por e sigurt. Rruga e ndërtimit të kësaj godine ka nisur në vitet 90‘ e pavarësisht kësaj do të jetë ministri Vasili ai që do të presë shiritin e inaugurimit. Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ndoqi nga afër ecurinë e punimeve të godinës së re spitalore pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Ky projekt është financuar nga Banka për zhvillim e Këshillit të Evropës (CEB) dhe kap vlerën e 14 milion USD dhe Qeveria shqiptare 7.4 milionë dollarë vetëm për ndërtim, ndërsa për pajisjet mjekësore do të financohet nga Qeveria Shqiptare në masën e 8 milion euro.
Ministri Vasili inspektoi dje punimet e fazës së parë, nga 7 fazat e parashikuara në Masterplanin e zhvillimit të kësaj Qendre. "Shpresojmë që në fillim të vitit të ardhshëm, jo më larg se muaji mars ky spital i ri të fillojë funksionimin", premtoi ministri, Vasili.
Ndërtesa e re spitalore që është në përfundim e sipër pritet të ofrojë shërbime të imazherisë dhe diagnostikimit, shërbime të urgjencës (urgjenca 1, urgjenca 2 përfshi dhe 18 shtretër observimi), 30 shtretër për mjekësinë e përgjithshme dhe 30 shtretër për kirurgjinë e përgjithshme, 15 shtretër reanimacion dhe Laboratorë Klinike, departament të Hematologjisë dhe 16 shtretër standard, 6 shtretër të specializuar dhe 14 shtretër për pacientet ambulatorë, 7 salla reanimacioni, 8 shtretër post operator dhe laborator Histologjie.
Numri i përgjithshëm i shtretërve është 115.
Blerja e pajisjeve mjekësore do të kryhet me dy ose tre lote nga të cilat loti kryesor do të jetë ai ku do të përfshihen pajisjet e imazherisë, diagnostikës dhe laboratorëve, i cili do të duhet të zhvillohet gjatë vitit në vazhdim për të mos penguar ecurinë e ndërtimit.
L.Mixha