Temperaturat në rënie, shirat do të rikthehen në fundjavë
Edhe pse zyrtarisht ndodhemi në stinën e vjeshtës, temperaturat janë gati dimërore. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, orët në vijim priten që të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku zonat malore do të shoqërohen me shira të dobët e afatshkurtër. Në mesditën e djeshme ka pasur një përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që vranësira kalimtare dhe shira të dobët të lokalizohen në zonat malore. E mërkura dhe e enjtja do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, ndërsa dita e premte risjell shira të dobët me karakter lokal.
Edhe fundjava do të vijojë me paqëndrueshmëri të atmosferës.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie si në vlerat e mëngjesit dhe në ato të mesditës së të martës. Do të kemi ulje të temperaturave edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat e së enjtes dhe së premtes do të mbeten konstante. Fundjava do të sjellë një rritje të lehte dhe graduale të temperaturave në vend.
Sipas institutit "Meteoalb" në klimën shqiptare, vjeshta është dhe stina më e pasur me shira, por në kundërshtim me këtë, kjo vjeshtë paraqitet e thatë. Konkretisht, sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ditët e ardhshme të tetorit, me gjithë shirat që do të jenë herë pas herë të pranishëm, nuk do munden të realizojnë sasinë mujore të reshjeve të tetorit.
Ndërsa situata termike, do të qëndrojë në vlerat mesatare mujore të temperaturave tipike të muajit tetor. Kemi parë që dhjetëditëshi i parë i muajit rezultoi 3-4 gradë më i ngrohtë se një tetor normal, por temperaturat e ditëve vijuese do të bëjnë që temperaturat mesatare mujore të tetorit të qëndrojnë "besnike" të vlerave të tyre klimatike. Për muajin nëntor janë parashikuar temperatura sërish më të larta se ato tipiket e nëntorit po ashtu, problematike paraqitet edhe situata e reshjeve. Nëntori, në klimën shqiptare, njihet si muaji me maksimumin e reshjeve vjetore, por ky nëntor parashikohet të jetë më i thatë se një nëntor normal. "Duke bërë një përmbledhje të të dhënave klimatike për stinën e vjeshtës dhe duke krahasuar atë me parashikimin e vjeshtës 2009 mund të themi se kjo vjeshtë do të jetë më e ngrohtë se një vjeshtë normale, si dhe më e thatë se një vjeshtë normale", sqaroi instituti i parashikimeve "Meteoalb".
L.Mixha