Petro Koçi ikën nga grupi i PS
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, deklaroi dje largimin e tij nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Në një deklaratë publike, Koçi tha, se: "Shndërrimi i PS-së në parti ish-Socialiste, privatizimi i saj nga dyshja Rama-Ruçi, ndarja me të majtën dhe bashkimi me Sali Berishën, shpërdorimi i Kushtetutës për të çimentuar Sali Berishën në Kryeministri dhe për t'i garantuar atij zgjedhjet e 2009, kthimi i lidershipit në shoqatë 'Delijorgji' për të mbyllur çështjen Gërdeci, më bëjnë mua socialistin Petro Koçi të deklaroj ndarjen nga Grupi Parlamentar i PS-së". Duke e konsideruar këtë vendim të vështirë, Koçi tha se: "PS nuk ka asnjë detyrim ndaj meje, unë kam detyrime ndaj socialistëve". Në përgjigje të interesimit të gazetarëve për bashkëpunimin me të majtën në të ardhmen, zoti Koçi tha, se: "Kjo do të vendoset së afërmi". Koçi ka shprehur më parë mbështetje për koalicionin e ri "E majta për Integrim", gjë që tregon se mund të kemi një afrim të tij drejt saj. Duke komentuar votimin e ndryshimeve kushtetuese në kuvend, Koçi tha se: "Votimi ishte një funeral i demokracisë. Rama çimentoi Sali Berishën në pushtet duke i dhënë mundësinë që të fitojë zgjedhjet parlamentare në vitin 2009".