"Petroja im, rebel"
Në Dhërmi do të përjetësohet në bronz figura e Petro Markos. Busti kushtuar shkrimtarit do të vendoset shumë pranë shtëpisë së tij. Me vështrimin mbi det, sipër një spiraleje me libra, që nënkupton krijimtarinë e tij, mbi një shkëmb të Dhërmiut, ai do të jetë më në fund pranë detit, që aq shumë e deshi. Ditën e hënë, më 9 mars, Galeria Kombëtare e Arteve shpalli publikisht, bocetin fitues në konkursin kombëtar për realizimin në skulpturë të bustit kushtuar Petro Markos, figurës së njohur të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Mes shumë skulptorëve të tjerë, Agim Rada u përzgjodh më i miri për të gdhendur bustin e shkrimtarit. Mes disa boceteve, ai i Radës duket se i plotësonte të gjitha kushtet për t‘u shpallur fitues. Për realizimin e bustit, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka vendosur në dispozicion 1 milion e 900 mijë lekë. Lartësia e tij është menduar të jetë 90 deri në 100 cm. Shpallja e fituesit të konkursit për realizimin në skulpturë të bustit kushtuar shkrimtarit Petro Marko duhej të shpallej rreth një muaj më parë, në datën 14 shkurt.
Keni zgjedhur të sillni figurën e shkrimtarit Petro Marko, të vendosur mbi librat, mbi krijimtarinë e tij. Përse kjo zgjedhje?
Ajo që kam menduar unë është që t‘i jap këtij busti të shkrimtarit të madh shqiptar, Petro Marko, një zgjidhje sa më të natyrshme. Nuk dëshiroja të ndihej aspak i sforcuar ky krijim. Kam menduar që si bazament ose zanafillë e bustit të Petro Markos të jetë një shkëmb aty në Dhërmi, e më pas të vijnë librat, përmbi të cilët gjendet edhe figura e Petro Markos, shkrimtarit të madh.
Librat vijnë si një spirale, e cila na rrëfen edhe ngjitjen e këtij shkrimtari, këtij njeriu të madh. Pra, shkëmbi na tregon se ai është ngritur nga trualli ku edhe mbështetet. Librat, krijimtaria e tij, tregojnë edhe ngjitjen e këtij personaliteti, e cila ka ardhur tepër natyrshëm, pavarësisht natyrës së tij rebele dhe gjithë sa ka përjetuar në jetë kjo figurë. Në këtë bust kam zgjedhur ta sjell me kokën pak të ulët. Unë shkova dhe pashë vendin ku do të vendosej busti, pranë shtëpisë ku lindi shkrimtari. Duke qenë në këtë pozicion, mendova se Petro në bust duhej të shikonte poshtë, sepse aty gjendej deti, të cilin ju e dini se sa shumë e donte dhe se sa për zemër e kishte.
Një prej kritereve të konkursit ishte edhe fakti që boceti të ish shprehje artistike, me qëllim përjetësimin e figurës dhe personalitetit psikologjik të shkrimtarit. Mendoni se e keni realizuar këtë?
Në të vërtetë, boceti nuk mendoj se tregon shumë mbi bustin, i cili do të ketë të tjera përmasa dhe sigurisht që do të shprehë më shumë akoma. Unë në konkurs kam sjellë një gjë fare modeste në krahasim me atë që kam menduar të realizoj e ta vendos në Dhërmi. Në realizimin e bustit do të ketë më shumë elementë që do ta sjellin atë në të tjera përmasa. Trajtimi plastik, kompozimi, silueta, marrëdhëniet që do ketë me sheshin dhe me hapësirën, e një sërë elementesh të tjerë do të bëjnë të mundur që të shihen e të vihen në pah të gjitha kriteret e kërkuara në konkurs.
Do t‘i përmbaheni tërësisht bocetit, apo gjatë realizimit do të ketë edhe ndryshime të mundshme?
Boceti është ai që të jep impresionon e parë, ai që të krijon idenë se si do të vijë më pas busti i vërtetë që i kushtohet figurës, në rastin tonë asaj të Petro Markos. Unë mendoj se gjatë rrugës ndodh që krijimtaria të vijë edhe ndryshe. E them këtë sepse artisti gjithmonë krijon, mendon ndryshe. Idetë lëvizin, dhe artisti nuk mund të mbetet statik. Boceti mbetet ideja kryesore, sigurisht. Ai është vetëm ngacmim i parë, pastaj rruga për të përfunduar një bust është mjaft e sikletshme, e mundimshme, me net pa gjumë.
Cilat do të jenë përmasat e bustit të Petro Markos?
Mendoj se me gjithë bazamentin përmasat do të shkojnë dy metra e gjysmë. Unë e kam parë vendin dhe kam përshtypjen se e pranon këtë lartësi.
Për të krijuar një figurë, sigurisht që artisti ka nevojë për frymëzim. Në krijimin e bustit të Petro Markos, çfarë ju ka frymëzuar, ose në cilat tipare të karakterit të tij jeni fokusuar?
Ndoshta mund të duket si mendjemadhësi nga ana ime nëse do të bëja një paralelizëm ndërmjet meje dhe figurës së Petro Markos, por e kam një pikë të përbashkët me shkrimtarin: jemi natyra rebele. Unë të paktën, kështu njihem si artist. Njësoj si shkrimtari Petro Marko, edhe unë kam zgjedhur të mos bëj asnjëherë kompromise, as gjatë periudhës së regjimit komunist. Gjithnjë kam thënë atë që kam menduar.
Cili është mendimi juaj personal për shkrimtarin?
Sakrifica nuk iu shpërblye asnjëherë Petros. Çfarë dha ai, nuk iu kthye asnjëherë mbrapsht, të paktën deri sa ishte gjallë. Unë me skulpturën time dua të mundohem që ta përmbush këtë raport.
Si e njihni ju Petro Markon?
Kontaktin e parë me këtë shkrimtar sigurisht që e kam pasur nëpërmjet veprave të tij. Për mendimin tim, ai është prozatori më i madh shqiptar. Nuk ishte nga ato figura të përkëdhelura apo gjysmë të përkëdhelura. Si prozator, Petro Marko është i pazëvendësueshëm në letrat shqipe. Më pas, duke e njohur figurën e tij fizike, duke e njohur edhe si njeri, edhe si natyrë, kam arritur të krijoj një imazh timin në kokë. Tani që do realizoj një bust kushtuar tij, them se më përshtatet shumë figura e Petro Markos, sepse unë gjithnjë kam dashur të nxjerr në pah vlerat e vërteta të artit dhe të figurave që trajtojmë.
Përveç figurës së Petro Markos, cilat janë personalitetet e tjera që ju keni gdhendur?
Unë kam realizuar në bronz figurën e Marin Barletit. Ajo gjendet sot në Galerinë Kombëtare të Arteve. Edhe në muzeun e Krujës kam disa punime të tjera në bronz, janë princat e Skënderbeut, ndërsa një nga veprat e mia më të mira, por edhe të artit shqiptar, është Onufri në Kalanë e Beratit.
Mendoni se Petro Marko për krijimtarinë tuaj është njësoj i rëndësishëm si emrat që përmendët më sipër?
Figura e Petro Markos është një figurë e cila më ngacmon njësoj siç më kanë ngacmuar figurat e tjera të mëdha të cilat unë i kam derdhur në bronz. Unë jam kujdesur gjithë jetën time të respektoj veten në radhë të parë, e duke e bërë këtë kam respektuar edhe vlerat e vërteta të artit, punën time. Jam krenar për veprat e mia. Tani nuk e di nëse do jem i zoti që vepra ime t‘i shkojë për shtat Dhërmiut.
Si ndiheni kur krijoni?
Unë kam përfunduar studimet në 1977-ën për degën e Skulpturës në Akademinë e Arteve. Kam punuar me mjeshtra të mëdhenj si Kristaq Rama, Thoma Thomai e të tjerë profesorë për të cilët kam respekt. Kam punuar shumë dhe e them me bindje të plotë se kënaqësinë që më ka falur krijimtaria, nuk ma ka falur asgjë në botë.
Ǒmendoni për artistët e rinj, gjithnjë duke iu referuar skulpturës? Po për të tilla konkurse?
Të rinjtë janë larguar nga embrioni i artit, duke e kthyer atë në komerc, duke e kaluar disi në perversitet e duke abuzuar me atë çka arti është dhe kërkon në përgjithësi. Të njëjtën gjë unë e shikoj edhe nëpër konkurset që zhvillohen, siç është rasti i konkursit për bustin e Petro Markos. U tha se boceti duhet të jetë i përmasave 20-25 cm, e atëherë të tilla duhet të vijnë bocetet në konkurs. Nuk ka përse t‘i sjellin më të mëdha se kaq. Këtë ndryshim përmasash mund ta bëja edhe unë, sepse dihet që efekti që bën një bocet i madh është shumë më ndryshe nga një më i vogël. Komisioni edhe mund të gënjehet prej tij. Por preferova t‘u qëndroja besnik kritereve të konkursit. Mirë është që kur vendosen kritere, ato të zbatohen me përpikëri.
Ǒndodh për krijimtarinë tuaj me realizimin e bustit të Petro Markos?
Them se fondit tim i shtohet një vepër e re që plotëson mozaikun e krijimtarisë sime.