“Petropolitika” e Rusisë dhe implikimet gjeopolitike
Fatos Tarifa, PhD
Në kushtet kur nevojat dhe kërkesat për energji në tregun botëror janë rritur dhe do të rriten edhe më shumë, Moska po ndjek një politikë të tillë energjitike, e cila bën të qartë gjithnjë e më shumë synimet e saj për të luajtur një rol të pavarur global dhe për t’u bërë një “superfuqi” në fushën e energjisë, edhe nëse kjo ka koston e vet politike në marrëdhëniet e saj me Perëndimin. Siç argumenton Alan Greenspan në librin e tij të fundit “Epoka e turbullirave” (The Age of Turbulence): “Duke mos pasur më prestigjin ushtarak të Bashkimit Sovjetik të kohës së Luftës së Ftohtë, në fillim të shekullit të 21-të Rusia e pa veten e saj të reduktuar në një aktor më pak të rëndësishëm në skenën botërore. Ukraina, Gjeorgjia dhe ish-republika të tjera sovjetike i qenë larguar orbitës dhe kontrollit të Moskës. Për t’i gjetur zgjidhje një situate të tillë, Putini përdori në mënyrë strategjike një aset, i cili në shumë drejtime është më i fuqishëm se Ushtria e Kuqe: një prani të gjerë [të Rusisë] në tregjet botërorë të energjisë. Ndërsa forca ushtarake e BRSS-së ishte e kufizuar për shkak të kundërveprimit potencial të SHBA-së, Rusia nuk mendon se kërcënohet nga një kundërveprim masiv nëse ajo përdor gazin e saj natyror si një armë ekonomike dhe politike. Për shkak se Rusia është një furnizues i rëndësishëm i Europës Perëndimore (dhe i vendeve fqinjë të afërt si Ukraina) me gaz, fuqia e saj në treg është esencialisht e pakontestueshme…. Hë për hë, politika e gazit dhe e naftës që ka ndjekur Putini ka pasur sukses impresionues. Në më pak se dy dekada nga rënia e saj si lider i mamuthit sovjetik, Rusia ka tërhequr vëmendje të plotë në shkallë globale”.
Rusia e sheh sot veten ekonomikisht dhe diplomatikisht në një pozitë shumë të favorshme. Ajo ndjehet e fortë dhe mjaft mirë në gjendje që të mbrojë interesat e saj kombëtare, dhe të kërkojë të rivendosë pozitën dhe statusin e saj të humbur, duke kërkuar madje, siç bëri Vladimir Putin në qershor 2007, që rubla të bëhet monedha e tretë e rezervave valutore, njëlloj si dollari amerikan dhe euro. Carol Bell ve në dukje se Rusia ka aktualisht “më shumë opsione diplomatike se çdonjëra nga fuqitë e tjera të mëdha”. Rusia mund të krijojë, dhe në fakt ka krijuar, marrëdhënie të ngushta me Kinën dhe Indinë, por ajo mund të krijojë edhe një aleancë strategjike me Bashkimin Evropian, me Gjermaninë dhe Francën në radhë të parë, të cilat Moska i konsideron “partnerë të natyrshëm” të saj. Rusia është në gjendje t’u ofrojë këtyre vendeve dhe vendeve të tjerë të Bashkimit Evropian, ashtu si edhe Kinës, Indisë dhe Japonisë në Azi, atë çka Amerika nuk mund t’ua ofrojë dot: naftë dhe gaz, duke e rritur kështu influencën e saj në hapësirën euroaziatike. Gazetari i njohur i “New York Times” dhe autor i librit të shumëkomentuar “Bota është e sheshtë” (The World is Flat), Thomas Fridman, në vjeshtë të vitit 2006 shkruante se “Rusia, e cila dikur ishte i sëmuri i Evropës, është bërë sot bosi i saj”.
Për t’i kujtuar Evropës se ajo është “në dorë” të Moskës për energji, Rusia, prej së cilës Evropa importon 30 për qind të naftës dhe 44 për qind të gazit natyror që përdor për nevojat e saj, në fillim të vitit 2006 i mbylli rubinetet e gazit Ukrainës, ndërsa në janar të vitit 2007, kërcënoi se do të ndërpriste furnizimin e Evropës me naftë përmes Bjellorusisë, vend ky mbi të cilin Moska vazhdon të ruajë kontroll të plotë politik dhe ekonomik. Më parë Moska ua ka ndërprerë furnizimin me naftë Estonisë dhe Lituanisë dhe mund ta bëjë këtë sa herë që të dëshirojë, ose kurdoherë që i duhet të bëjë shantazh mbi fqinjët e saj. Duke mbajtur parasysh qëndrimet arrogante të një Rusie autokratike dhe të pasur në burime energjetike, e cila për këtë arsye pretendon të rihyjë në skenën e politikës globale si një superfuqi, ka shumë të ngjarë që gazsjellësi që Gjermania dhe Rusia po ndërtojnë bashkërisht nën Detin Balltik ta bëjë edhe më të theksuar varësinë e Gjermanisë (dhe të vendeve të tjerë të Bashkimit Evropian) për gaz nga Kremlini. Nëse Evropa, ose vende të veçantë të saj (sidomos ish-republikat balltike të Bashkimit Sovjetik, Estonia, Letonia dhe Lituania, apo vende të tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore, disa prej të cilëve importojnë deri 90 për qind të gazit natyror nga Rusia), do të shohin në të ardhmen dimra të acartë dhe stanjacion të ekonomive të tyre, kjo, në një masë të madhe, do të varet nga mënyra se si do ta përdorë Moska këtë instrument politik dhe ekonomik të saj, të cilit, autorë të ndryshëm në Perëndim kanë filluar t’i referohen si “pushteti i butë, i ashpër” (hard soft power).
* * *
Por sa e mundur është që Rusia, mezza voce, apo në aleancë me Kinën, ta rrezikojë seriozisht supremacinë e Amerikës dhe rolin e saj hegjemon në botën e sotme? Krijimi i një poli të dytë, me Rusinë në qendër të tij, duket thuajse i pamundur sot dhe në një të ardhme të parashikueshme. Rusia, e cila, dikur ishte zemra e superfuqisë sovjetike, ka mbetur shumë mbrapa Shteteve të Bashkuara në çdo pikëpamje: ushtarakisht, ekonomikisht, nga pikëpamja teknologjike, pa përmendur pakësimin drastik të popullsisë së saj. Ndryshe nga pothuajse çdo vend tjetër i globit, në Rusi, jetëgjatësia mesatare e popullsisë ka ardhur duke u zvogëluar, madje përtej nivelit që gjejmë në shumë vende të botës së tretë, ndërsa numri i lindjeve për 1000 banorë është ndër më të ulëtit në botë. Kjo ka bërë që sot, në Rusi, çdo vit të vdesin rreth 700,000 deri 750,000 njerëz më shumë se numri i fëmijëve që lindin. Sipas parashikimeve të Departamentit të Popullsisë të Kombeve të Bashkuara (United Nations Population Division¯UNPD), në fund të këtij shekulli, Rusia, popullsia e së cilës sot është 143 milionë, do të ketë një popullsi rreth 80 milionë, më të vogël se popullsia e Jemenit, i cili sot ka 20 milionë banorë.
Lilia Shevtsova, një ndër analistet më të njohura të Rusisë post-sovjetike dhe autore e librave “Rusia e Jelcinit: Mite dhe realiteti” (Yeltsin’ Russia: Myths and Reality) dhe “Rusia e Putinit” (Putin’s Russia), gjykon se “Rusia është një problem i së shkuarës” dhe “nuk pritet që trazirat të vijnë nga ai drejtim”. Nga ana e tyre, Eugene Rumer dhe Celeste Wallander, ekspertë të njohur të politikës ruse, argumentojnë se Rusia e sotme është një fuqi në rënie; ushtria e saj është në gjendje kaotike, ekonomia e saj është e dobët dhe vetë shoqëria ruse është e mbërthyer në një krizë depopullimi. Po të analizohet mirë situata e brendshme e Rusisë, mund të arrihet në përfundimin se ky vend jo vetëm që nuk është “rikthyer” në pozitën e tij të dikurshme, por, përkundrazi, siç argumenton Shevtsova, ai është sot “shumë më i dobët nga ç’është perceptimi për të”.
Edhe pse gjatë viteve të fundit ekonomia e Rusisë ka parë një rritje të ndjeshme, çka bëri të mundur që në vitin 2006 Moska të shlyente (para afatit) të gjitha borxhet e saj të periudhës sovjetike (22 miliardë dollarë) ndaj vendeve të Perëndimit, kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të çmimeve të larta me të cilat ajo shet naftën dhe gazin e saj në tregjet ndërkombëtarë dhe jo për shkak të reformave të thella strukturore dhe institucionale, që do të mund të gjeneronin zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Fareed Zakaria ve në dukje se Rusia është shndërruar sot në një “petrostate”, në një shtet, pra, ekonomia dhe politika e të cilit mbështeten në avantazhet që u japin rezervat e mëdha të naftës dhe nevoja për to në tregun ndërkombëtar, pothuaj njëlloj si Arabia Saudite, Irani, Sudani, apo Venezuela. Vetë ekonomia ruse mund të cilësohet si “petro-economy” për shkak se ajo mbështetet kryesisht në burimet e saj të naftës dhe të gazit. Sektori energjetik përbën sot 54 për qind të eksporteve ruse, ndërkohë që 70 për qind e investimeve në ekonominë e këtij vendi shkojnë në sektorin e burimeve natyrore. Edhe pse aktualisht (dhe ndoshta për disa vite të tjerë) kjo situatë ka dhe do vazhdojë të ketë avantazhet e saj, këto avantazhe nuk mund të zgjasin për shumë kohë pasi, e zhvilluar në mënyrë të njëanshme dhe disproporcionale, ekonomia ruse mbetet vulnerable për shkak të kushtëzimit të saj nga ciklet e tregjeve botërorë të energjisë. Askush nuk mund ta dijë se sa do të shkojnë çmimet e naftës dhe të gazit në tregun ndërkombëtar 5, 10, apo 15 vjet më vonë. Nevojat për energji padyshim do të rriten shumë, por po kështu do të shtohen edhe format alternative të burimeve të energjisë dhe investimet për studime shkencore në këtë fushë, të cilat nuk bëhen në Rusi. Ç’do të ndodhë me ekonominë Ruse nëse çmimi i naftës dhe i gazit do të bjerë në mënyrë të ndjeshme? Shumë ekonomistë rusë janë të mendimit se nëse çmimi i një fuçie naftë bie nën 40 dollarë, pra në atë nivel që ishte tre vjet më parë, kjo do të kishte pasoja shumë të rënda për ekonominë e Rusisë dhe standardet e jetesës së popullsisë së saj dhe ndoshta do ta çonte vendin në krizë ekonomike.
Politika e Rusisë, nga ana e saj, po për shkak se ajo nxitet dhe zhvillohet kryesisht nga kërkesat e tregut për naftë dhe përdor burimet e saj energjetike si “armën” e saj, mund të quhet “petropolitics”. Duhet thënë se shteti rus vazhdimisht ka qenë, të paktën pjesërisht, një shtet patrimonial, në të cilin pushteti politik ka qenë drejtpërsëdrejti i lidhur me pronësinë mbi tokën dhe pasuri të tjera kombëtare, ose të paktën i ka pasur ato nën kontroll. Në periudhën e komunizmit shteti ishte i vetmi pronar i tokës në të gjitha republikat sovjetike. Sidoqoftë, asnjëherë më parë në historinë e Rusisë, as në periudhën cariste, as në kohën e sekretarëve të përgjithshëm të Partisë Komuniste, nuk ka pasur një “jackpot” që të ishte njëherësh kaq i madh dhe kaq “likuid”, në kuptimin real dhe metaforik të fjalës, si në këta vitet e fundit. Numri mesatar i fuçive të naftës që rrjedh nëpër naftësjellësit e Rusisë sot i kalon 7 milionë në ditë, duke siguruar mbi 140 miliardë dollarë të ardhura në vit, apo rreth 200 miliardë dollarë në vit nëse llogarisim edhe të ardhurat nga eksporti i gazit natyror. Një “çmim” i tillë natyrisht që i shumëfishon si intensitetin ashtu edhe pasigurinë e konkurrencës politike. Kjo shpjegon përse përmes zbatimit selektiv të ligjeve të rinj dhe atyre ekzistues, ish-presidenti Putin arriti të rivendosë kontrollin e Kremlinit mbi burime të shumta energjetike të Rusisë. Sektorët kyçë të ekonomisë ruse, të cilët janë edhe faktorët kryesorë të fuqizimit të saj, nafta dhe gazi, janë nacionalizuar dhe centralizuar përsëri, duke u venë nën kontrollin thuajse të plotë të dy monopoleve të mëdhenj shtetërorë të korruptuar dhe jotransparentë: “Gazprom”, i cili kontrollon burimet, prodhimin dhe eksportimin e gazit natyror dhe “Rosneft”, i cili kontrollon burimet, prodhimin dhe eksportin e naftës.
Duhet theksuar se zhvillimi dhe sidomos suksesi ekonomik i Rusisë nuk janë të garantuar thjesht për shkak të pasurive natyrore të saj, veçanërisht të rezervave të mëdha të naftës dhe të gazit natyror, kaq të kërkuar në tregun e sotëm ndërkombëtar. Herët apo vonë (madje disa analistë mendojnë se simptomat e para kanë filluar të vihen re qysh sot), Rusia do të ndeshet me një fenomen tashmë të njohur, të cilit, në zhargonin ekonomik të dekadave të fundit i referohen si “sëmundje holandeze” (Dutch disease). E përdorur për herë të parë nga revista “The Economist” në vitet 1970-të, kjo shprehje nënkupton problemet me të cilat filluan të përballen industritë manifakturore të Holandës pas zbulimit në këtë vend të rezervave të gazit natyror. Si rregull, “sëmundja holandeze” shfaqet në ata raste kur kërkesat e tregjeve të huaj për eksporte të caktuar çojnë në rritjen e vlerës së shkëmbimit të monedhës së vendit eksportues. Rritja e vlerës së monedhës vendase, nga ana e saj, i bën produktet e tjera për eksport të atij vendi më pak konkurrues në tregjet botërorë. Në rastin e Holandës, kërkesa e madhe për gazin e këtij vendi në tregjet e huaj e rriti mjaft vlerën e monedhës vendase (guilder) në raport me vlerën e dollarit amerikan, të markës gjermane dhe të monedhave të tjera valutore të fuqishme. Kjo bëri që thuajse të gjithë produktet e tjerë holandezë për eksport (përveç gazit) të viheshin në një pozitë të disfavorshme në tregun ndërkombëtar. Edhe pse Holanda mundi ta përballojë një situatë të tillë të përkohshme pa ndonjë shqetësim të madh, fenomeni në fjalë u quajt dhe vazhdon të njihet me termin “Dutch disease”. Alan Greenspaan ve në dukje se “Dutch disease” mund të shfaqet kudo. Anglia, për shembull, e ka kaluar një “sëmundje” të tillë për një periudhë të shkurtër në fillim të viteve 1980-të, pas kërkimeve të naftës në Detin e Veriut. Norvegjia, nga ana e saj, një vend shumë i pasur me naftë dhe me një popullsi vetëm 5 milionë, ka ndërmarrë me kohë masa serioze për të evituar varësinë e ekonomisë së saj nga bonanza e naftës së saj në Detin e Veriut. Mbështetja e Rusisë kryesisht në të ardhurat që siguron ajo nga eksporti i naftës dhe i gazit do të krijojë, pa dyshim, vështirësi serioze dhe pasiguri në sektorë të tjerë vitalë të ekonomisë së saj. Duke parashikuar një rrezik si ky, me të cilin pritet të përballet Rusia, Juan Pablo Pérez Alfonso, ish-ministër i Energjisë i Venezuelës dhe një ndër themeluesit e organizatës OPEC, shprehej në vitet 1970-të se: “Dhjetë vjet si sot, njëzet vjet si sot, ju do të shihni: Nafta do të na sjellë neve shkatërrim”. Logjika e një zhvillimi të tillë të njëanshëm dhe disproporcional shpjegon faktin që ndërsa vende të tillë si Nigeria, Sudani dhe të tjerë, të cilët janë të pasur me naftë, kanë mbetur të pazhvilluar, vende të tjerë, të cilët janë të varfër në burime natyrore, si Hong Kongu, Japonia dhe përgjithësisht Evropa Perëndimore, kanë shkuar shumë përpara.
Suksesi ekonomik i Rusisë është shumë më pak impresiv nëse u referohemi disa treguesve të rëndësishëm dhe nëse i krahasojmë ata me të njëjtët tregues të vendeve të tjerë. Për shembull, edhe pse rritja ekonomike e Rusisë gjatë viteve të fundit ka qenë e konsiderueshme (rreth 6 për qind në vit), gjysma e të ardhurave vjetore që siguron Rusia nga eksporti i produkteve të saj vijnë nga shitja e naftës dhe e gazit. Implikimet negative të kësaj politike vihen re qartë nëse u referohemi statistikave të tilla: Në vitin 2004, Polonia, me një popullsi gati katër herë më të vogël se Rusia, mundi të tërheqë më shumë investime të huaja të drejtpërdrejta se kjo e fundit. Po atë vit, Singapori, popullsia e të cilit është vetëm 4.5 milionë, ose rreth 30 herë më të vogël se popullsia e Rusisë, mundi të tërheqë 5 miliard dollarë më shumë investime të huaja se Rusia. Ndërsa eksportet e Rusisë (si përqindje e vlerës së përgjithshme të eksporteve globale) janë të barabartë në vlerë me eksportet e Hong Kongut (rreth 2.4 për qind), importet e saj janë të barabarta në vlerë me ato të Turqisë, të Tajlandës apo të Malajzisë të marrë veças.
* * *
Fillimi i shekullit të 21-të ka krijuar shanse shumë të mëdha për zhvillimin e ekonomisë ruse falë burimeve të pasura energjetike të saj, në një kohë kur duket se bota po shkon drejt krizës më të rëndë energjetike të njohur deri më sot. Nëse çmimet e naftës dhe të gazit në tregjet botërorë rriten akoma më shumë, ose mbeten në nivelet e sotëm, Rusia mund të bëhet një vend shumë më i pasur se ç’është. Ajo mund të bëhet gjithashtu, një vend edhe më arrogant dhe më i papërgjegjshëm në marrëdhëniet e saj me Perëndimin dhe, sidomos me vendet fqinjë, të cilët Moska i konsideron pjesë të sferës së interesave jetike të saj. Kjo, sidoqoftë, nuk mund të vazhdojë për shumë kohë. Çdo gjeoekonomi dhe gjeopolitikë nacionale ka limitet e saj të kushtëzuar nga faktorë të brendshëm dhe ndërkombëtarë. Nëse Rusia nuk shndërrohet në një shtet “normal” dhe nuk demokratizohet, nëse ajo nuk zhvillohet përtej horizontit të ngushtë të “petroekonomisë” dhe “petropolitikës” së saj dhe për hir të ambicieve të saj imperiale nuk bëhet pjesë organike e komunitetit ndërkombëtar në një botë, që po globalizohet dhe demokratizohet gjithnjë e më shumë, ajo do t’i humbasë edhe këtë herë shanset që ka përpara. Nëse ndodh kështu, pesha e Rusisë dhe roli i saj në sistemin global do të bjerë edhe më tej dhe Rusia, siç argumenton Alan Greennspan, nuk do të zhvillohet dot si një “ekonomi e klasit botëror”, por do të shndërrohet në një fuqi e dorës së dytë. Duke perifrazuar fjalët që Winston Churchill ka thënë për amerikanët se ata, gjithmonë, “pasi i kanë shteruar të gjitha mundësitë e tjera, do të bëjnë gjithnjë atë që është e drejtë”, mund të themi se Rusia historikisht ka provuar se nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë. Ndoshta shekulli i 21-të do të bëhet për të mësimi i duhur.