“Zjarrfikëset fikin zjarrin”
Martin Leka
Edhe pse ende në gusht dhe ku mendohej që njerëzia të përfshihej e të përhumbej në “romancën” e vet të stinës së verës, në këtë vend nuk të lënë të “pushosh”?!... Sa arsye politike, sa nga ato ekonomike a sociale, sa mediatike, pse jo?
* * *
Pa filluar mirë stina politike, disa politikanë hoqën rrobat e plazhit dhe ia behën në Tiranë. Dikush foli për aleancat, dikush për zgjedhjet, dikush për investimet, dikush për arrestimet, dikush për ndërtimet… Priten shirita rrugësh, bëhen premtime, shohim kalamaj nëpër komuna, që mbajnë flamuj partish si në një fushatë të elektrizuar elektorale. Ca të tjerë, politikanë, bëjnë be e rrufe se të gjitha premtimet i realizuan, kundërshtarët e tyre ia plasin nga ana tjetër se asgjë në këtë vend nuk është bërë për faj të udhëheqjes së kundërshtarëve.
Dhe si për t’i dhënë “parfum” këtij konglomerati politik, dikush nga grupi i politikanëve që qeverisin, premton se puna e deputetëve do të fillojë pikërisht më 1 shtator, si dikur nxënësit e shkollave. Dhe stina parlamentare e dini me çfarë do të fillojë? – Me SPIUNET?!...
Kaq mjafton për të treguar se si do t’i vejë halli politikës edhe në këtë stinë, e cila përkon pikërisht me fillimin e vitit elektoral. Do vazhdojnë të zihen për emrat e pseudonimeve, do vazhdojnë të shajnë e të shahen siç kanë bërë për 17 vjet me radhë, me ligjin e hapjes së dosjeve për spiunët dhe kjo do të vazhdojë të mbulojë me pluhur gjithë të pabërat e tjera të tyre….
* * *
Nga ekonomia s’kemi pse “qahemi”… Fundja, jemi siç ishim. Shumë ankohen për mungesën e ujit. Disa fajësojnë qeverinë, disa bashkinë. Qeveria thotë se ujësjellësin me ligj e ka Bashkia. Kjo e fundit thotë se ende qeveria nuk e ka materializuar këtë fakt. E ndërkohë që këta zihen për fajin, banorët e shumë lagjeve vazhdojnë të endej me bidonë në krahë…
Në lagje të tjera ankohen për mungesën e dritave. Thonë se ndërprerjet bëhen për remont. Ministri thotë se do kemi dimër me drita. Kjo në fakt na bën me dritë. Njerëz të opozitës e quajnë mungesën e dritave për shkak të uljes së vlerës së korporatës meqenëse kjo e fundit është në planet e privatizimit.
E ndërsa ndodh gjithë kjo, ajo që nuk ndryshon janë pikërisht ankesat e banorëve: - Nuk kemi drita?!...
Ka plot ankesa të tjera, por nuk po i përmendim. P.sh., një mikja ime, gjithë problemin e kishte me internetin. I vinte dhe ikte herë pas here dhe për të ky ishte një ndër problemet më të mëdha. Nuk thonë kot “halli, hallit nuk i ngjan”?!...
* * *
Ajo që punon në eficiencë të plotë pavarësisht stinës së pushimeve, është media. Eshtë hapur një diskutim a debat për krizën e saj, tonën, dhe ka pasur plot mendime, opinione, propozime e sugjerime. Për mua, ndër më interesantet, ishin disa që miku im i vjetër Edison Ypi i shprehu dje në një shkrim në “Panorama”. Për ta vërtetuar këtë që thotë Edisoni, po jap nja dy shembuj.
* * *
Para dy ditësh, gjatë një feste në Milot, ndodhi një fatkeqësi pas një incidenti, ku një fëmijë 12 a 13 vjeç, padashje shkrepi armën dhe vrau aksidentalisht shokun e vet. Si ngjarje në vetvete, është mjaft e rëndë askush nuk e dëshiron. Këto janë fatkeqësi për shkak të pakujdesisë e fatit të keq! Në një nga këto ditë, po shihnim në televizion e për disa minuta, në ekran teksa tregohej ngjarja e lajmi, kamera na jepte disa shtëpi, rrugë, pemë, gardhe, pantofla, shkallë, mure, çati, oxhak… Kameramani kishte udhëtuar gjer në Milot, në lagjen e fatkeqësisë e na jepte ca pamje që s’thoshin dhe s’tregonin asgjë. E ç’na duhen dhe përse na serviren pamje të tilla?!...
Përtej fatkeqësisë dhe ngushëllimit për këtë ngjarje të rëndë, nuk besoj se duhet t’i lëmë njerëzit para ekranit për t’i traumatizuar më shumë ata.
—
Provuam të ndërrojmë stacion. Kaluam tek një televizion me dritare e me lajme non-stop.
Ja lajmet:
Lajmi i parë, i shkruar:
- Zjarr në…(nuk e mbaj mend vendin)…
Lajmi i dytë, i shkruar:
- Zjarrfikëset arrijnë në vendngjarje.
Lajmi i tretë, i shkruar:
- Zjarrfikëset shkuan të fikin zjarrin…
(Hahaha, po nuk është për të qeshur në fakt)
Po për çfarë mund të shkojnë tjetër zjarrfikëset në një vend ku ka rënë zjarr?!...
* * *
Teksa po debatonim dje me disa kolegë për këto probleme dite, si për ta mbyllur debatin e për t’i vënë kapak diskutimeve të mëtejshme, Eliona, kolegia që na shoqëronte në bisedë na citoi Kadarenë: “Si për të ngushëlluar njerëzit, natyra ka krijuar një rrafsh të paqenë, ku lejohet e pamundura, ëndrrat”!…
Shkojmë të shohim ndonjë. Ëndrra të bukura, të paktën…