Pezullohet drejtoresha e kopshtit
GJIROKASTER- Pezullohet drejtoresha e kopshtit publik “Cicërimat” Tefta Zhulla. Vendimin e ka marrë kreu i arsimit në Gjirokastër Arjan Pano. Sipas tij, arsyeja e pezullimit për drejtoreshën, është mosinformimi ndaj prindit Virion Graci për djalin e tij ku abuzivisht e kishte vendosur në listën e personave që kanë probleme me zhvillimin. “është e pafalshme mungesa e transparencës së drejtoreshës ndaj prindërve. Kjo nuk mund të tolerohet”, u shpreh Pano. Sipas tij, pezullimi ndërmerret në një kohë që organet e drejtësisë të hetojnë lirshëm ndaj Drejtoreshës apo edhe personave të tjerë përgjegjës. Hetimet nisën një javë më parë pas denoncimit të Virion Gracit, i cili kishte mësuar rastësisht se i biri ishte klasifikuar në listat e fëmijëve me aftësi të kufizuar, ndërsa, sipas tij, djali 6-vjeçar gëzon shëndet të plotë. p.n