E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezik epidemie,plehrat në rrugë



BERAT- Vidhen kontinierët e plehrave për t’i shitur për skrap, lagjja më e madhe e qytetit të Beratit, “30 vjetori” rrezikohet nga epidemitë. Kjo për shkak se banorët nuk kanë një vend ku t’i hedhin mbeturinat, e për pasojë, syri të zë gjithandej plehra të hedhura shkujdesur. Drejtoresha e Shërbimit Publik, Flutura Brami, u shpreh dje se gjendja në këtë lagje është shumë serioze. “Nga momenti në moment mund të përballemi me përhapjen e infeksioneve nga plehrat. Ne si bashki disa herë kemi shkuar në këtë lagje për të parë situatën. Disa ditë më parë, persona të pa identifikuar kanë arritur deri aty sa kanë marrë dhe kontinierët që shërbejnë për grumbullimin e plehrave edhe pse bashkia i zëvendësoi ata”, u shpreh Brami. Tashmë që ka nisur edhe rritja e temperaturave, banorët e Beratit rrezikojnë nga epidemitë, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar autorët e vjedhjes. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›