E Shtunë, 31 Tetor 2026

Phelps fiton medaljen e argjendte ne Lojerat Olimpike

Në Lojërat Olimpike të Londrës, prindërit e atletëve janë ata që përjetojnë më shumë se kushdo tjetër emocionet e garës. Prandaj ndodh ndonjëherë që prindërit e shohin shumë pranë fitoren e fëmijëve të tyre dhe pse në realitet ata nuk kanë fituar. Një gjë e tillë i ka ndodhur dhe nënës së notarit amerikan Majkëll Felps e cila ka festuar fitoren e medaljes së djalit të saj duke kujtuar se ajo ishte artë porn ë fakt ka qenë e argjendtë. Debi, ka përjetuar me shumë emocion garën e 200 metrave të stilit flutur, ku i biri Majkëll dukej se ishte në kontroll të plotë të garës, por sapo ka prekur bordin e pishinës, epilogu i finales nuk i ka buzëqeshur fenomenit amerikan, I cili është kënaqur me vendin e dytë, pasi medalja e arit u fitua nga Cad Lë Klos i Afrikës së Jugut. Distanca mes të dyve ka qenë vërtet minimale vetëm 5 centimetra, kështu që dhe gëzimi i nënës së Felps që cohet në këmbë duke festuar ka qenë më se e kuptueshme. Por shprehja e fytyrës së saj pasi ka mërrë vesh që i biri ka fituar medaljen e argjendtë ka qenë vërtet e trishtuar. Gjithësesi Majkëll felps ka shënuar medaljen e tij të 19, një rekord i ri ky.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›